Bashkëshortja e presidentit këshillon: Shmangni maska me valvul, mbani maska pëlhure me tre shtresa dhe ato mjekësore

Bashkëshortja e presidentit këshillon: Shmangni maska me valvul, mbani maska pëlhure me tre shtresa dhe ato mjekësore

Shmangni maska me valvul. Përmes valvulës, kur e nxjerrim frymën në ajër hidhen pika të imëta të cilat e përmbajnë virusin! Mbani maska të pëlhurës (më së miri tre shtresore) që ta mbroni veten dhe të gjithë rreth jush nga Kovid-19, ka shënuar në profilin e saj në Fejsbuk, bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska.

Mbani maskë mjekësore, thekson ajo, nëse keni: Kovid-19, shqetësoheni për personat e sëmurë nga Kovid-19, keni mbi 60 vjet, ose sëmundje kronike.

“Të qëndrojmë të sigurt dhe të mbrohemi nga Kovid-19, mbrohuni!”, potencoi Gjorgievska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 1 Gusht, 2020 20:37

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.