Bashkimi Evropian dhuroi produkte për mbrojte nga koronavirusi për Komunën e Kërçovës

Bashkimi Evropian dhuroi produkte për mbrojte nga koronavirusi për Komunën e Kërçovës

Për t’u ballafaquar me gjendjen e shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, në Komunën e Kërçovës sot erdhi donacion nga programi i Bashkimit Evropian – (Preparatory Actions IPA 2020 Municipal) – produkte për mbrojtje nga koronavirusi.

Janë dhuruar maska mbrojtëse, mjete për dezinfektim dhe xhela për dezinfektimin e duarve.

Emin Nasufi nga Komuna e Kërçovës deklaroi se Komuna sinqerisht e falënderon Delegacionin e Bashkimit Evropian – Shkup për mbështetjen dhe donacionin.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Korrik, 2020 20:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.