Bashkimi i klinikave në një qendër klinike dhe shfuqizimi i drejtorëve ekonomikë është vështirë i realizueshëm para zgjedhjeve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 21:22

Bashkimi i klinikave në një qendër klinike dhe shfuqizimi i drejtorëve ekonomikë është vështirë i realizueshëm para zgjedhjeve

Vështirë do të zbatohet… Kështu e komentuan një pjesë e ish-ministrave të Shëndetësisë njoftimin e ministrit të tanishëm Fatmir Mexhiti se nga Viti i Ri të gjitha Klinikat do të shkrihen dhe kompleksi do të menaxhohet nga një drejtor. Ministrat të cilët janë kontaktuar nga Sitel dhe kanë mbajtur postin pas transformimit të Klinikit në vitin 2007, nuk duan të komentojnë publikisht, deklaratë me shkrim morëm vetëm nga Nikolla Todorov, në emër të të cilit është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Klinike së re në të njejtin vend, përcjell FLAKA.

“Gjëja e parë që duhet bërë është ndërtimi i qendrës së re klinike dhe më pas pasi të ndërtohet nuk kam asnjë kundërshtim që ajo të funksionojë si person juridik. Projekti për klinikën e re në vendin e qendrës aktuale klinike është bërë dhe është në pronësi të shtetit. Kjo do të thotë që shteti që nesër mund të shpallë tender për ndërtimin e një qendre të re klinike në lokacionin ekzistues dhe do të ndërtohet në 4-5 vitet e ardhshme. Ndërtimi i klinikës së re është reforma e nevojshme, më domethënëse, që do të mbahet mend. Apeloj që para çdo gjëje të fillojë ndërtimi”, thotë Todorov.

Të gjithë ish-ministrat e Shëndetësisë me të cilët kemi biseduar janë kategorik se afati, që nga janari, që Klinika të funksionojë si më parë si institucion shëndetësor është shumë i shkurtër. Sipas informacioneve të tyre, për qendra të tjera të tilla ishte më e vështirë të shkriheshin sesa të ndaheshin. Edhe vendimi politik do të jetë pengesë sepse është periudha para zgjedhjeve dhe duhet të hiqen rreth 50 drejtori, gjysma e drejtuesve organizativë apo ekonomikë që janë kuadro partiake dhe do të mbeten pa punë.

Sa i përket argumentit të Mexhitit se e gjithë do të menaxhohet më mirë dhe do të kontrollohen borxhet, një ish-ministër thotë se do të ndodhë e kundërta. Klinikat do të favorizohen dhe zhvillimi i njërës do të ndërpritet në kurriz të tjetrës dhe lehtë mund të përsëritet situata e 15 viteve më parë, kur nuk ka materiale bazë për punë në specialitete të caktuara.

Ideja e Fatmir Mexhitit mbështetet nga bashkëpartiaku dhe ish-ministri Arben Taravari. Ai në një bisedë telefonike thotë se udhëzimet janë nga procesi i shqyrtimit për anëtarësimin në BE dhe do të organizohet një debat publik në të cilin politikanë, OJQ-të, si dhe mjekë dhe ekonomistë do të diskutojnë se çfarë do të fitohet apo humbet nga bashkimi i klinikave në një tërësi. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 26 Maj, 2023 21:22

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare