Bayern Munich – Borussia Dortmund, statistika interesante

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2019 20:04

Bayern Munich – Borussia Dortmund, statistika interesante

Bayerni do të presë sot në orën 18:30 në “Allianz Arena” Borussia  Dortmundin.

Klasikja gjermane, siç njihet ndryshe nga tifozët, do të jetë më interesante se kurrë. Dortmundi kryeson Bundesligën me dy pikë më shumë se Bayerni që e ka rastin e fundit, edhe pse ka shumë javë deri në mbyllje të kampionatit.

Ndeshja e fazës së parë ka përfunduar me rezultatin 3- 2 për Borussian, që arriti të përmbyste avantazhin e bavarezëve me golat Robert Levandovskit në pjesën e parë.

Golat e Alcacer dhe Rojs i dhanë tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës të drejtuar nga Lusien Favre, i cili këtë sezon ka bërë ndeshje të mëdha me skuadrën nga Dortmundi.

Bayerni gjithsesi dominon në duelet direkte, pasi ka fituar 45 herë përballë verdhezinjve. Për t’u përmendur është fakti që kjo është ndeshja e 100-të midis dy prej skuadrave më të mira në Gjermani. 28 kampionate ka fituar Bayerni dhe 8 herë Borussia.

Rivaliteti i tyre ka arritur të kalojë edhe kufijtë. Kujtojmë se në sezonin 2012-2013 Bayerni dhe Borussia u ndeshën në finalen e Championsit të zhvilluar në “Wembley”.

Borussia, edhe pse skuadra më e mirë në fushën e lojës, nuk arriti të mposhte eksperiencën e Bayernit, i cili u tregua cinik. Pasi kaluan në avantazh me anë të Mario Mandzukic, Borussia barazoi me 11- metërsh. Ikai Gundoan shënoi nga pika e penalltisë duke sjell baraspeshën. Do të duhej perla e holandezit Arjen Robben që Bayerni të fitonte trofeun prestigjioz.

Duelet nuk kanë kaluar pa polemika, teksa protagonistët në fushën e lojës nuk kanë arritur shpeshherë të përballojnë emocionet që të dhuron kjo sfidë. Oliver Kahn dhe temperamenti i lartë i tij shumë herë ka sjellë incidente. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që, edhe pse rivaliteti në fushë ka qenë i lartë, të dy tifozëritë nuk janë sjellë asnjëherë në mënyrë të gabuar duke mos i kaluar kufijtë e “fair play”-it, transmeton insporti.

STATISITKA TË TJERA

Bayerni ka fituar 7 ndeshjet e fundit të Bundesligës në shtëpi duke shënuar 24 gola dhe pësuar 2.

Bavarezët nuk pësojnë gol në shtëpi prej 335 minutash.

4 ndeshjet e fundit me Borusian në “Allianz Arena” kanë përfunduar me fitoren e vendësve. Ata kanë një golavarazh 17-3.

Kjo është ndeshja e 100- të midis dy skuadrave. Borusia e Dortmundit ka fituar në fazën e parë me rezultatin 3-2.45 fitore ka arritur të marrë skuadra e Bayernit. 29 sfida kanë përfunduar në barazim.  Verdhezinjtë kanë arritur t’i mundin bavarezët vetëm 25 herë.

Golavarazhi flet për vendësit, të cilët kanë shënuar 190 gola në sfidat direkte, duke pësuar 122.

Klasikja ka prodhuar shumë kartonë të verdhë ndër vite, Bayerni ka marrë 135 të tillë. Borussia në krahun tjetër numëron 131.

3 herë Bayerni ka marrë një karton të kuq në klasiken gjermane. Borussia vetëm dy herë.Për Bayernin ky është sezoni i 54 në Bundesligë. Verdhezinjtë luajnë atë të 52-in.

Gerd Muller ka shënuar më shumë gola në një ndeshje me Borussian për Bayernin (4). Për Dortmundin ka qenë Lottar Emerish (3).Ish-portieri Oliver Kahn ka luajtur më shumë klasike, ai numëron 27 takime të përjetuara me kundër Borusias, e cila mund të krenohet me Mikael Zork (28).

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 6, 2019 20:04