Bayern Munichu ‘shkatërron’ RB Salzburgun

Desk
By Desk November 3, 2020 23:02

Bayern Munichu ‘shkatërron’ RB Salzburgun

Bayern Munich ka mposhtur me rezultat të thellë RB Salzburgun në udhëtim (2 – 6).

Futbollisti kosovar Mërgim Berisha në minutën e katër zhbllokoi rezultatin duke shënuar në portën e Manuel Neuerit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, “Bavarezët” u rikthyen shpejtë në lojë, Robert Lewandowski në minutën e 21-të nga pika e bardhë barazoi rezultatin, kurse dolën në epërsi pas autogolit të Kristensenit.

Në pjesën e dytë, vendasit përsëri realizuan të parët përmes Okugawa që barazoi gjithçka (66′).

Por, zëvendësimet e Flick ndryshuan ndeshjen. Boateng në minutën e 79-të riktheu epërsinë, kurse pas katër minutave Sane shënoi golin e katër.

Lewandowski realizoi prapë për të thelluar shifrat (2 – 5) në minutën e 88-të, derisa në fundin e ndeshjes Lucas Hernandez vulosi fitoren (90+2).

Pas kësaj fitore, Bayerni është lider me nëntë pikë në tri ndeshje, kurse Salzburg qëndron në fund me vetëm një pikë./Lajmi.net/

Desk
By Desk November 3, 2020 23:02