Bayerni mposht Werderin e Rashicës, mban kreun

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 20, 2019 20:02

Bayerni mposht Werderin e Rashicës, mban kreun

Ka mjaftuar një gol i qendërmbrojtësit Sule, shënuar në minutën e 75-të të takimit, që Bayerni i Mynihut të marrë 3 pikët e plota përballë Werder Bremenit dhe të ruajë pozitat në krye të renditjes së Bundesligës.

Në sfidën e “Allianz Arenës”, miqtë u mbrojtën me forca të shumta, por “fortesa” e ngritur prej tyre mori goditje ne parë në minutën e 58’, kur qendërmbrojtësi Veljkoviç u ndëshkua me karton të kuq dhe më pas ra në në 75-ën, kur topi përfundoi në rrjetë.

Titullar në këtë takim ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, që ndryshe nga herët e tjera, sot u angazhua për të ndihmuar shokët në repartin e prapavijës, pasi thuajse nuk kërcënoi asnjëherë kuadratin e Neuerit.

Augsburgu mposhti me goleadë Stuttgartin, duke i shënuar plot 6 gola, ndërsa Leverkuseni u rikthye te suksesi ndaj Nurnbergut, ku triumfoi me rezultatin 2-0 dhe Mainzi mposhti Dusseldorfin 3-1.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 20, 2019 20:02