BBC: Çfarë do të thotë zgjedhja e Pendarovskit për president

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 6, 2019 20:12

BBC: Çfarë do të thotë zgjedhja e Pendarovskit për president

Zgjedhja e Stevo Pendarovskit për president të parë të Maqedonisë së Veriut në vetvete sjell katër mesazhe: vala e parë e pranimit të emrit të ri të vendit, politikën e pandryshuar rajonale dhe të jashtme, bashkimin e pushtetit dhe përgatitje për zgjedhje parlamentare, shkruan Bi-Bi-Si në gjuhën serbe.

Pendarovski, siç thekson Bi-Bi-Si, u ofroi votuesve vazhdim të politikës së kryeministrit Zoran Zaev, kur mediat e quajtën “protagonist kryesor në marrëveshjen me Greqinë”.

Qeveria e Zaevit edhe deri më tani i ka lidhur integrimet evropiane dhe euroatlantike me pranimin e emrit të ri të vendit. Pendarovski në intervistën për Bi-Bi-Si midis dy raundeve zgjedhore theksoi se politika e jashtme, e cila është pjesë kryesore e kompetencave të presidentit të shtetit, nuk do të ndryshohen.

Partia e Zoran Zaevit ka vendosur njeri të vetin në funksionin president të shtetit, por vendosja e kontrollit mbi shumicën parlamentare dhe fitorja pothuajse e të gjitha zgjedhjeve në tre vitet paraprake, thekson servisi publik britanik.

Shefi i deritanishëm i shtetit Gjorge Ivanov është zgjedhur në propozim të VMRO-DPMNE-së, ndërsa Bi-Bi-Si thekson se në vitin e fundit nga mandati i tij ka tentuar t’i pengojë hapat e pushtetit të ri, para së gjithash në planin e ndryshimit të emrit të vendit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 6, 2019 20:12