BBC shuan 450 vende të punës

BBC shuan 450 vende të punës

Transmetuesi publik britanik, BBC planifikon të shkurtojë 450 vende të punës.

Si pjesë e planit është kursimi i 80 milionë funteve deri në vitin 2022.

Në mesin e programeve që do të preken nga ky zvogëlim i numrin të punëtorëve është programi “BBC 2”, i cili do të prodhojë më pak filma.

Disa vende të punës do të reduktohen edhe në programin “BBC Radio 5” dhe programin për lajmet e botës, shkruan “BBC”.

Udhëheqësja e kanalit “BBC News”, Fran Unsworth, tha se nevojitet një lëvizje ndryshe prej transmetimit tradicional dhe drejt transmetimit digjital, njofton BBC përcjellë Klan Kosova.

Në BBC punojnë rreth gjashtë mijë persona, përfshirë 1 mijë e 700 jashtë Britanisë së Madhe.

Buxheti i transmetuesit pas futjes në fuqi të këtyre ndryshimeve do të jetë rreth 480 milionë funte në vit.

Gjiganti mediatik njoftoi në vitin 2016 se është i detyruar t’i kursejë 800 milionë funte, përfshirë rreth 80 milionë nga sektori i lajmeve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Janar, 2020 20:29

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.