BDI, Dibër: Faleminderit qytetarëve për fitoren

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 19:58

BDI, Dibër: Faleminderit qytetarëve për fitoren

BDI dega Dibër, me sukses e përfundoi edhe një betejë të demokracisë, pë ne beteja nënkupton punë, nënkupton seriozitet, nënkupton besim.

E kemi dëshmuar tanimë se per ne, ka vetëm kundërshtarë politikë dhe jo armiq, për ne mbas mbarimit të zgjedhjeve të gjithë janë qytetarë të barabartë para institucioneve me të cilat na është besuar të udhëheqim. Kjo ka qenë edhe misioni ynë kur e themeluam këtë subjekt, që qytetarët të kenë lirinë të zgjedhin lirshëm se kush do ti udhëheqë, duke bërë bilancin e sukseseve ose dështimeve tona.

Në përfundim të këtyre zgjedhjeve, ne duam që përzemërsisht ti falemnderojmë të gjithë ata që na besuan, aktivistë, simpatizantë, forumin e Gruas, forumin Rrinor, partnerët tanë të koalicioneve, funskionerë të të gjithë niveleve të BDI’së, të cilët na mbështetën fuqishëm dhe na premtuan se shpresë e re ka lindur për Dibrën, vizioni i ri do të bëhet realitet.

Ne poashtu i falemnderojmë edhe ata që nuk na votuan, i garantojmë se kjo do të na shërbejë për tu përmirsuar.

BDI për kryefjalë të vetën në këto zgjedhje, ashtu si çdo herë, e kishte mbarvajtjen e proçesit në një ambient të qetë, dhe nga kjo fushatë model fitoi Hekurani, fitoi BDI’ja por mbi të gjitha fitoi Dibra.

Shtabi zgjedhor dëshiron të thekson se BDI, Hekuran Duka dhe e gjithë qeveria, këtë fitore e marin si përgjegjësi mbi supet e tyre pë ti shërbyer të gjithë qytetarëve të Dibrës, dhe pë ta bërë më të mirën për këtë qytet. Për të garantuar se të gjitha premtimet nuk ishin vetëm për fushatë por ishin dëshirë, vullnet i Ali Ahmetit, e BDI’së dhe Hekuran Dukës.

I falemnderojmë të gjithë qytetarët, fshatrat dhe këdo që zgjodhën opsionin që çon Dibrën përpara.

Është një fitore për të mirën e Dibrës, është fitore për një të ardhme më të mirë.

BDI dega Dibër tanimë i ka hapur dyert, dhe bëjmë apel tek të gjithë të aderojnë te strukturat tona, që me ide, me vizione, me shpresë të zgjedhim më të mirën për qytetin dhe qeverinë tona, duke jua besuar këtë përgjegjsi më të mirëve.

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 19:58