BDI – Gostivar, hapi Shtabin Zgjedhor

Driton Zenku
By Driton Zenku March 7, 2020 20:01

BDI – Gostivar, hapi Shtabin Zgjedhor

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar, sonte në mënyrë solemne dhe në një atmosferë entuziaste edhe zyrtarisht filloi aktivitetet zgjedhore me hapjen e Shtabit Zgjedhor, njofton Gostivari Sot

Në prani të qindra anëtarëve të BDI, Kryetari i Shtabit Komunal, Nexhati Jakupi, mes tjerash nënvizoi rëndësinë e fitores së BDI në zgjedhjet e 12 Prillit, duke cituar deklaratën e liderit Ahmeti që vota për BDI sjell fitore, por fitorja e BDI këtë herë duhet të jetë vendimtare.

“Fitorja e BDI-së kësaj radhe është e një rëndësie të jashtëzakonshme dhe si asnjëherë më parë. Ky moment na bënë ende më vigjilent pasi BDI është dhe mbetet një pikë orientimi i të gjitha subjekteve politike në vend nga të gjitha provinciencat, pasi të gjitha këto parti programet  e tyre partiake i orientojnë nga BDI dhe synojnë që të garojnë me BDI, dhe ky është fenomen që neva na bën krenarë, pasi e konfirmon forcën politike, forcën e organizatës më të fuqishme politike të shqiptarëve në vend e cila u del karshi të gjitha sfidave të kohës”, tha Jakupi.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani.

“Sonte bashkë nga këtu do të çojmë një porosi pë ata që thuan se nëse ju pëlqejmë atyre do të na hapin derën për kooalcion. Ne ju themi që edhe në këto zgjedhje si në çdo herë tjetër, BDI për kooalicion zgjedh popullin tonë, i cili me besimin që na jep ndër vite, na jep fuqi që të hapim shumë dyer, siç hapëm dyert e shumë ndërtesave të reja shkollore, dyer  universitetesh, dyer të sallave sportive, dyer klinikash për mjekë shqiptarë, dyer të  institucioneve për administratorët shqiptarë, dyert e institucioneve për udhëheqës shqiptarë, ndërsa ju gjersa nuk ishte BDI-ja këta dyer i mbajtët të mbyllura”, tha Hasani.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetar i BDI, z, Nevzat Bejta.

“Rrugëtimi i liderit tonë, z. Ali Ahmeti nuk ka qenë i lehtë që të vijmë deri te kjo ditë. Rrugëtimi i tij ka qenë i gjatë për të sjellur të gjitha këto të arritura jo vetëm këtu tek ne, por edhe në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare. Të gjithë janë vërslulur kundër Kryetarit tonë, për shkak se ai ka bërë punë të mëdha që nuk i ka bërë dikush tjetër deri tani. Lideri jonë arriti të materializon të gjitha aspiratat shpirtërore që ka pasur çdo shqiptar”, tha mes të tjerash, z. Bejta.

Hapja e shtabit zgjedhor, kaloi nën frymën e festave të 7 dhe 8 Marsit. Kryetari i shtabit, z. Jakupi pasi ua uroj mësimdhënësve të pranishëm 7 Marsin, dhe pjesëtareve të gjinisë femrore, 8 Marsin, ftoi nënkryetaren e Forumit të Grues së BDI, Vjollca Ademi, të përshëndes të pranishmit.

Duhet theksuar që në hapjen e shtabit zgjedhor, në mesin e të pranishmëve u vërejtën shumë prurje të reja në radhët e BDI.

Driton Zenku
By Driton Zenku March 7, 2020 20:01