BDI-Gostivar mbledh Kryetarët e Këshillave Vendore për kongresin e partisë

zenku@flaka.mk
By zenku@flaka.mk December 19, 2019 20:41

BDI-Gostivar mbledh Kryetarët e Këshillave Vendore për kongresin e partisë

Në vigjilje të kongresit të katërt partiak, që pritet të mbahet të shtunën në Shkup, udhëheqësia e degës së BDI-së në Gostivar mbajti mbledhje përgatitore me Kryetarët e këshillave vendore.

Kryerari i degës, z.Bashkim Hasani pasi potencoi se mbledhja ka për qëllim organizimin e kongresit, ndaloi tek ndryshimet respektivisht shtimin e strukturave partiake siç janë Këshilli Kombëtar si dhe Kongresi i vazhdimësisë, ndryshime këto të parapara në statutin e ri të partisë.

“Si degë do të përfaqësohemi me 72 delegatë. Përfaqësim do të kemi tek kryesia e re e partisë, këshilli i përgjithshëm, kongresin e vazhdimësisë dhe këshillin kombëtar”, tha Hasani, i cili më tej shtoi që krahas delegatëve, të pranishëm do të mund të jenë edhe anëtarët e tjerë të partisë në cilësinë e mysafirëve të kongresit.

“Lus kryetarët e këshillave vendore, krahas kryesive të ftojnë në kongres edhe anëtarët e tjerë, me qëllim që ftesa të arrijë deri tek anëtarësia e gjerë e partisë”, shtoi Hasani.

Gjatë ditës së premte, mbledhje do të mbajet edhe me Forumin e Gruas, Forumin Rinor, këshilltarët komunal dhe funksionarët e tjerë partiak.  Nisja në mënyrë të organiziar, do të bëhet nga zyrat e degës të shtunën në ora 14.

Në fund të mbedhjes, Hasani njoftoi Kryetarët e Këshillave Vendore me aktivitetet e realizuara deri tani, siç është formimi i nëntë komisioneve që do të funksionojnë në suaza të degës. Hasani paralajmëroi vizita nga kryesia e degës të të gjitha Këshillave Vendore, menjëherë pas mbajtjes së kongresit, me qëllim të koordinimit sa më të mirë brenda strukturave partiake. Një nga aktivitetet e ardhëshme do të jetë organizimi i Kuvendit Zgjedhor të Forumit Rinor, e që pritet të mbahet në fillim të vitit që vjen. Flaka

zenku@flaka.mk
By zenku@flaka.mk December 19, 2019 20:41