BDI në Buzallkovë, Neziri: Mos u përçani, votoni kandidatin shqiptar

Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 16:07

BDI në Buzallkovë, Neziri: Mos u përçani, votoni kandidatin shqiptar

Nisi me punë shtabi qëndror i BDI-së në fshatin shqiptar Buzallakovë të Komunës së Velesit, rajon ky i njësisë zgjedhore numër 3.

Shqiptarët e kësaj ane gjatë hapjes së shtabit u shprehën të zhgënjyer nga përçarja e shqiptarëve në shumë parti. Ata thonë se do t’i mbeten besnik politikave të Ali Ahmetit dhe që në vendbanimin e tyre ata nuk do të lejojnë më përçarje të shqiptarëve.

Bartësi i Listës në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri banorëve të Buzallakovës u dha një porosi të veçantë: Nëse dëshironi të përfaqësoheni nga shqiptarët, mos u përçani, mos votoni kandidatë të partive politike maqedonase se një të tillë e keni dhe nuk ia keni dëgjuar zërin.

“Prioritet i BDI-së për Buzallakovën do të jetë përmirësimi i kushteve të jetesës. Shkolla Fillore “Vasill Gllavinov” e cila është shkollë periferike, njëherë e përgjithmonë do të shkëputet nga Velesi dhe do të udhëhiqet nga kuadër shqiptar i këtij vendbanimi. BDI ka edhe shumë gjëra për të bërë për shqiptarët e kësaj ane, pasi ua ka borxh këtë. Ali Ahmeti është vendimtar në këtë drejtim, asnjë shqiptarë nuk do të ndjehet më jetim, në veçanti shqiptarët e Velesit përkatësisht fshatrave shqiptare që gravitojnë në këtë anë”, tha para banorëve të Buzallakovës, bartësi i listës nga rradhët e BDI-së në njësinë zgjedhore numër 3, Bekim Neziri.

 
 
Driton Zenku
By Driton Zenku March 8, 2020 16:07