Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • BDI në Çegran dhe Forinë të Gostivarit: Vota për kandidatin konsensual është votë pro NATO-s dhe BE-së

BDI në Çegran dhe Forinë të Gostivarit: Vota për kandidatin konsensual është votë pro NATO-s dhe BE-së

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit, të martën qëndroi në rajonin e Gostivarit, nga ku për së afërmi bashkëbiseduan me banorët e Çegranit dhe Forinës.

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale 2019, Izet Mexhiti para banorëve të dy lokaliteteve potencoi se me mbështetjen e kandidatit konsensual për president mbështesim proceset integruese të vendit.

“Jemi në dekadën e tretë të demokracisë dhe BDI ka bërë të gjitha analizat për veprim të mëtejmë. Në vitin 2016 ne si BDI vendosëm të krijojmë një shumicë të re qeveritare me LSDM që kishte 49 deputetë dhe jo me VMRO-DPMNE që kishte 51 deputetë. Ishim të vetëdijshëm që ua mundësojmë partive të vogla me nga një apo dy deputetë të faktorizohen për shkak të shumicës së ngushtë që kishim në Parlament. U formua Qeveria me orientim pro-evropian dhe pro NATO dhe u arrit marrëveshja për ndryshimin e emrit. Gjatë referendumit u pa që forca të shumta tentuan të sabotojnë procesin me të vetmin qëllim që referendumi të dështon. Duke i pas parasysh këto rrethana, ne vendosëm që mos të rrezikojmë procesin integrues të vendit dhe të mos garojmë sa për sy e faqe, por që në rrethin e parë të përkrahet kandidati konsensual me qëllim që të mos vijë në pikëpyetje rrezikimi i procesit. Po të kishte reflektuar opozita shqiptare, ne që në rrethinë e parë do të kishim Presidentin e ri pa mos humbur më tepër kohë”, deklaroi Mexhiti.

Bejta: Me Presidentin konsensual, edhe presidenca do të frymon shqip sikurse Qeveria dhe Parlamenti

Kryetari i degës në Gostivar dhe nënkryetari i BDI-së, z. Nevzat Bejta, potencoi para të pranishmëve që kandidatura e përbashkët e Stevo Pendarovskit është në drejtim me politikat e moderuara pro – evropiane dhe integruese të vendit, si dhe konform politikës së faktorit ndërkombëtar.

“Njëri kandidat nuk i njeh ndryshimet e fundit në vend dhe ndjek politikat destruktive që nxiten nga Rusia në vendet e Ballkanit perëndimor. Tjetri kandidat i cili është shqiptar nuk mund të zgjidhjet president, por vetëm mund të pengon procesin duke i shërbyer VMRO-DPMNE-së. Kemi kandidatin e përbashkët konsensual i cili përkrahet nga partitë pjesëmarrëse në qeveri i cili deklaron hapur për mbështetje të politikave pro – perëndimore. Ishte durimi dhe largpamësia e liderit, z. Ali Ahmeti që pas një procesi të gjatë sot një nga tre postet kryesore të shtetit të drejtohen nga një shqiptar. Ishte sakrifica gati 20 vjeçare e liderit tonë që solli deri te këto ndryshime. Ishte durimi dhe zgjuarsia e tij që sot qeveria dhe parlamenti të flasin shqip. Me presidentin konsensual, edhe presidenca do të frymon shqip”, tha Bejta, i cili me këtë rast shtoi që: Në kët zgjedhje ne votojmë vetveten, ne votojmë kandidatin që publikisht deklarohet se shqiptarët i llogarit si të barabartë. Pendarovski ka përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe është kordinator për integrimin në NATO. Ne nuk e votojmë Siljanovskën sepse është kundër NATO-s dhe BE-së, por as edhe kandidatin Blerim Reka i cili ka dalur që të pengon kandidatin e përbashkët dhe është vënë në shërbim të VMRO-DPMNE-së”.

“Me votën për Pendarovskin ne nderojmë vetveten dhe ndërkombëtarët”, shto Bejta.

Hasani: BDI e ka marrë për obligim që çdo qytetari t’i tregojë se përse nuk duhet të përkrahet kandidati i VMRO-DPMNE-së

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit, të martën qëndroi në rajonin e Gostivarit, nga ku për së afërmi bashkëbiseduan me banorët e Çegranit dhe Forinës.

Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor në Gostivar, z. Bashkim Hasani, me këtë rast deklaroi që BDI në këto zgjedhje nuk ka kandidat i cili garon direkt për postin e Presidentit, por në garë kemi një koncept që BDI e promovon që nga viti 2002 dhe që është inkuadrimi i vendit në NATO dhe BE.

“BDI e ka marrë për obligim që në këtë fushatë çdo strukture të BDI-së, çdo aktivisti dhe çdo qytetari t’i tregojmë se përse nuk duhet të përkrahet kandidati i VMRO-DPMNE-së, i cili është kundërshtari më i madh i këtij koncepti. Dhe, të tregojmë se pse nuk e përkrahim kandidatin shqiptar, i cili nuk ka asnjë gjasë qëtë hyjë në rrethi e dytë, e nuk bisedohet për të realizuar fitore. Po të ishte edhe gjasa më e vogël që një kandidat shqiptar të mund të fitonte, atëherë edhe ne sonte këtë tubim do ta vinim në mbështetje të tij”, deklaroi Hasani para banorëve të Forinës dhe Çegranit.

Të pranishmëve në këto tubime ishin edhe nënkryetari i BDI-së, z.Sadulla Duraku, deputetja e zonës, zonj. Mirsade Asani Emini, zëvendësministrja e financave, zonj. Shiret Elezi si dhe funksionarë tjerë partiak.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Reka nuk e ka dëgjuar deklaratën e Rexhepit se maqedonasit janë njerëz të egër
Next: Ëmbëlsirë çokollate

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

TË FUNDIT

Levica “Levica” do të fillojë fushatë kundër regjistrimit të popullsisë

“Levica” do të fillojë fushatë kundër regjistrimit të popullsisë

carovska-2 Carovska: Situata në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të tjera

Carovska: Situata në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të tjera

marsi-i-festave Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

Ndërron jetë mësuesja nga Shkupi, lulet për 8 mars mbesin në klasë

kuvendi-780x470 Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

Propozim-ligji për shtetësinë sot para deputetëve

auto_Qeveria-e-re-Maqedonise-1-780x4391614710131 Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Qeveria do të vendos për orën policore, VMRO kërkon vaksinat

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.