BDI në mbrojtje të autonomisë së BFI-së

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 22:46

BDI në mbrojtje të autonomisë së BFI-së

Pas ndodhime të sontme në BFI të RMV, ka reaguar edhe BDI. Përmes një komunikate me shkrim, BDI thotë se është në mbrojtje të autonomisë së BFI-së si institucion dhe institucione qeveritare dhe gjyqësore, apelon të veprojnë konform parimeve kushtetuese që garantojnë pos autonomisë, edhe pavaresinë e Bashkësive fetare dhe ti respektojnë vendimet e organeve të Bashkësisë Fetare Islame, përcjell FLAKA.

“Bashkimi Denokratik per Integrim shpreh pakenaqesine e plote per menyren se si disa struktura tentuan sot te nderhyjne ne punen e Bashkesise fetare Islame. Republika e Maqedonise se Veriut eshte shtet sekular dhe pavaresia e bashkesive fetare eshte kategori kushtetuese te cilen institucionet e shtetit duhet ta garantojne”, thuhet në reagim.

Si parti politike, thuhet më tej nga BDI, japim “mbeshtetje te plote autonomise se bashkesise fetare islame dhe vlersojme se kompetent te vetem per zgjidhjen e çeshtjeve te mbrendeshme jane organet e Bashkesise fetare Islame dhe askush tjeter”.

Në fund të reagimit BDI apelon “institucione qeveritare dhe gjyqesore te veprojne konform parimeve kushtetuese qe garantojne autonomine dhe pavaresine e bashkesive fetare dhe ti respektojne vendimet e organeve te Bashkesise fetare Islame”. FLAKA

Desk
By Desk 23 Prill, 2019 22:46