BDI nesër hap Shtabin Komunal Zgjedhor në Gostivar

Desk
By Desk March 6, 2020 20:49

BDI nesër hap Shtabin Komunal Zgjedhor në Gostivar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Dega në Gostivar, nesër me fillim në ora 17.00 bënë hapjen e shtabit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit, përcjell FLAKA.

Siç thuhet në ftesë, Shtabi Komunal Zgjedhor do të jetë te selia e kësaj partie në Gostivar.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ju ftojmë në hapjen solemne të Shtabit Zgjedhor Komunal – Gostivar i cili gjendet te selia e BDI-së në Gostivar”, thuhet ftesën e BDI-së së Gostivarit.

Gjatë hapjes zyrtare të Shtabit, para të pranishmive pritet me fjalë rasti të dalin disa nga figurat më të rëndësishme të Degës së BDI në Gostivar, fokusi i të cilëve do të jetë për zgjedhje fer, korrekte dhe demokratike. FLAKA

Desk
By Desk March 6, 2020 20:49