BDI nuk e ka shkopin magjik për ta bërë RMV-ën një Dubai

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Janar, 2023 08:52

BDI nuk e ka shkopin magjik për ta bërë RMV-ën një Dubai


Shkruan: Lekë Dalipi

Gjithmonë e kam patur një dilemë në lidhje me kritikuesit (serik) të Bashkimit Demoktratik për Integrim, por para se ta them të njejtën, do të ndaloj shkurtë te vetë kritika.
Është normale që të qenurit gjatë në qeverisje disi me automatizëm të bë objekt i observimit dhe detyrimisht edhe kritikës. Kjo ndodh me të gjitha partitë politike anembanë botës të cilat kanë qenë më gjatë kohë në qeveri. Njerëzit kanë tendencë të kritikojnë edhe kompani private të cilat kanë shënuar sukses në ndonjë fushë. Ku për hirë të vetë kritikës, kur për të shëruar ndonjë kompleks ose dështim personal. Dhe kjo është natyrë njerëzore.
Për vetë BDI-në kritika në këto 20 vitet e fundit nuk është e panjohur. BDI-ja është kritikuar vazhdimisht nga jashtë, por nuk ka munguar kritika as nga vetë anëtarësia, dhe në këtë drejtim kjo e bë ndër partitë më demokratike në vend.
Duke mos dashur të zgjatem në rrethanat gjeopolitike dhe veprimtarinë politike të BDI-së ndër vite, do ti kthehem asaj në fillim të këtij postimi në lidhje me kritikuesit serik të partisë tonë.
Pikërisht nga ambienti demokratik të cilin e solli ardhja e BDI-së në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por edhe nga vetë natyra e kryetarit të saj Ali Ahmeti, kritikës iu dha hapsirë e lirë për të operuar në çdo moment.
Se sa janë të realtë dhe të vërtetë këto kritikues, për këtë në ndonjë rast tjetër, por kësaj rradhe do të ndalem vetëm në një pikë. Po ta shohim gjendjen e disa nga kritikuesve më të zëshëm, atë ekonomike në veçanti, hmmm…..nuk është se ia kanë kaluar keq. Po të ishte BDI aq demonike sa e tregojnë ata, të parët të cilët do të kishin pësuar besoj e logjikshme është se do të ishin pikërisht kritikuesit e qeverisë. Por nuk është kështu miq….dhe ju e dini shumë mirë këtë.
Si pasojë e luftës që kjo BDI e bëri në 2001, në mënyrë indirekte erdhën edhe qindra organizata e projekte ndërkombëtare, që një pjesë të këtyre miliona eurove e morët edhe ju, dhe sot e kësaj dite jetoni shumë komfor në krizën, papunësinë dhe migrimin e madh të cilët me të drejtë ose pa të drejtë i propagoni dhe ia mveshni BDI-së padrejtësisht çdo ditë.
BDI nuk e ka shkopin magjik për ta bërë RMV-ën një Dubai. Aq sa nuk u bë një Dubai as Sërbia e Vuçiqit, Shqipëria e Ramës, Mali i Zi i Gjukanovoçit dhe Bosnja e bashkësisë ndërkombëtare. I tërë Ballkani Perëndimorë ka vuajtur që nga kriza ekonomike globale që filloi në 2008 dhe rrethanat gjeopolitike që pasuan njëra pas tjetrës.
Por ajo që është më e rëndësishme, dhe që në stilin all-in-one, do të jetë ardhmëria progresive e të gjithë neve, është integrimi në BE, të cilit anëtarësimi në NATO veç ia trasoi rrugën.
Lajthitjet e juaja depresive dhe mbjellja e frigës, të sponzorizuara nga e dini ju kush, në momente kur jemi para pengesës së fundit për të filluar rrugën pa kthim drejt hyrjes në Europë, nuk ju bën nder, por vetëm profit personal. Por jo për të mirën e kombit.
Kombin nuk e keni parë në sy asnjëherë, sepse nga paratë e projekteve, jeni në skijim në Bansko, plazh në Antali, vetura për vete e për bashkëshortet, fëmijët në shkolla private.
Kombin e sheh çdo ditë ai të cilin e kritikoni. Pa lodhje e shihni në çdo hapsirë ku njerëzit duan ta takojnë, në fshtatra e qytetete. Hajdeni sonte e keni edhe në Bogovinë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 31 Janar, 2023 08:52

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare