BDI: Rritëm përfaqësimin e shqiptarëve dhe përmirësuam shërbimet në Dogana

Linda Limani
By Linda Limani March 4, 2020 12:08

BDI: Rritëm përfaqësimin e shqiptarëve dhe përmirësuam shërbimet në Dogana

Zv.drejtori i Drejtorisë së Doganave, Irfan Buçi përmes konferencës për shtyp të mbajtur në selinë e BDI ka shpalosur të arriturat në këtë drejtori, transmeton Flaka

“Një nga shtyllat bazë të demokracisë është edhe llogaridhënia, kjo është arsyeja kryesore e kësaj pres konference . Që në fillim të mandatit kemi premtuar se do të jemi transparent dhe të hapur si  edhe në shërbim të qytetarëve dhe te jemi sa më afër tyre si institucion. Këtë e kemi bërë vazhdimisht ndërsa sot do të prezantojmë  të dhëna konkrete për të arriturat gjatë punës së  Drejtorisë së  doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha Buçi duke shpalosur të arriturat.

Vlen të theksohet, tha ai, se gjatë kësaj periudhe përveç përfaqësimit të përgjithshëm të drejtë dhe adekuat,  janë bërë përpjekje maksimale dhe jane arritur rezultate konkrete  në përfaqësimin e shqiptarëve në nivel vertikal dhe horizontal në këtë institucion.

”Gjithashtu duke pasur parasysh gjithnjë edhe përfaqësimin e femrës shqiptare në pozicionet udhëheqëse ku për momentin udhëheqin 4 pozicione të larta në Drejtorinë e doganave . Nga gjithsej 9 ndihmës drejtorë qe numëron Drejtoria e doganave, kuadro shqiptarë janë të përfaqësuar me dy ndihmës drejtor. Me lejoni të përmend pozitën e   atë Ndihmës drejtorittë Sektorit juridik dhe  Ndihmës drejtorin e Sektorit për përgjegjësi profesionale (kontrollit të brendshëm). Gjithashtu, në pozicionet e krye shefave të kunderzbulimit dhe Departamentin e masave jotarifore, në këtë mandate janë udhëhequr nga kuadro shqiptarë, shtoi Buçi.

“Përveç këtyre do të përmendim qe kemi arritur që të emërojmë kuadër shqiptarë në  Njësinë rajonale të doganës Kumanovë si drejtor regjional.  Në përbërje të kësaj njësie rajonale nga kuadro shqiptare udhëhiqet  Njësia doganore për udhëtarë në vendkalimi kufitar Tabanoc, gjithashtu edhe me hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc arritëm që të emërojmë Shef  kuadër shqiptarë. Në njësinë rajonale të Shkupit kuadro shqiptare udhëheqin me 5 njësi doganore edhe atë me Njësinë doganore Terminali “Shkupi 3”, Njësinë doganore  Posta Shkup, njësinë doganore “Kargo terminali” Aeroporti i Shkupit,  Njësinë doganore terminali Tetovë, si dhe  Njësinë doganore Terminali Bllacë. Në  kuadër të  njësisë rajonale të Manastirit, njësia doganore e aeroportit te Ohrit dhe me njësia doganore e vendkalimit kufitar Bllatë-Diber, udhëhiqen nga kuadër shqiptar dhe atë  që të dyja këto njësi udhëhiqen nga femra shqiptare”, tha Buçi. 

“Vlen po ashtu të theksohet se ne pikat kufitare ne Maqedoninë veri-perëndimore janë te emëruar mbi 15 shefa te nderimeve shqiptar. Pa dyshim të gjitha këtyre shifrave kur i shtojmë edhe numrin prej 60 doganierëve te rinoje të cilët u pranuan gjatë këtyre 2 viteve, e që paraqet rezultat I  angazhimeve tona permanente për rritjen e përfaqësimit te shqiptarëve në institucionet shtetërore . Në këtë mënyrë përfaqësimi i shqiptarëve në Drejtorinë e doganave të  RMV ka arritur rreth 20%. Ose me sakte rreth 218 doganierë shqiptarë. Kur jemi këtu nuk duhet harruar shërbimi  profesional  që u ofrohet në pikat doganore udhëtarëve e në veçanti mërgimtarëve për të cilët kemi qenë në dispozicion , jo vetëm që te shërbehen sa më mirë por edhe të lehtësojmë qarkullimin e lirë të tyre. Kjo ka qenë arsyeja që të gjitha materialet doganore që sqarojnë procedurat dhe të drejtat e udhëtarëve të jenë edhe në gjuhën shqipe, posaçërisht në edukimin dhe informimin sa i përket bartjes së mjeteve devizore që udhëtarët i bartin me vete, kjo ndikoi që gjat viteve të fundit  nuk është ngritur as një procedure kundervajtese të kësaj natyre ndaj mërgimtareve, u shpreh Buçi.

“Gjithashtu bëjmë përpjekje te vazhdueshme në luftën e pa kompromis kundër korrupsionit dhe sjelljes joprofesionale të doganierëve. Në vazhdën e këtyre masave disiplinore janë shqiptuar masa e dënimit material,  suspendimi  si dhe  përjashtimi nga puna të doganierëve  për keqpërdorim të detyrës. Drejtoria e doganave gjatë kësaj periudhe ka aplikuar sistemin e ri elektronik për përpunimin e deklaratave doganore (që paraqet sistem të avancuar të punës pa letër), dhe kjo paraqet një procedurë të lehtësuar për të gjithë afaristët . Drejtoria e doganave është shumë e hapur me qytetarët andaj sot shfrytëzoj rastin që të ju drejtohem qytetarëve që janë te mirëseardhur për çdo nevojë që kanë në drejtorinë e doganave. Qytetarët mund të luajnë  një rol të rëndësishëm në përmirësimin e  shërbimeve me ofrimin e informatave që ata i posedojnë.
Të nderuar ju falënderoj për kohen që ndatë  bashkë me ne  dhe për besimin që keni ndaj nesh. Me përkrahje reciproke së bashku do të vazhdojmë përsëri drejt vizionit tonë për një të ardhme më te mire dhe një jetë më cilësore. Aktivitetet tona kanë qen të një numri të madh por ne nuk kemi mbaruar këtu, së bashku kemi për të bërë  edhe më tepër, përfundoi Buçi. Flaka

Linda Limani
By Linda Limani March 4, 2020 12:08