BDI sot hapi Shtabin zgjedhor në Saraj

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 21:52

BDI sot hapi Shtabin zgjedhor në Saraj

Bashkimi Demokratik për Integrim në Saraj ka bërë hapjen e Shtabit Komunal për zgjedhjet presidenciale.

Të pranishëm ishin Shefi i Shtabit Zgjedhor Izet Mexhit, deputeti Artan Grubi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i Sarajit Blerim Bexheti, funksionar dhe aktivist të BDI-së degëve të Sarajit.

Me këtë rast zyrtarët e BDI-së përcollën mesazhe politike që gjatë kohë tashmë i promovon lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ku tani edhe këtë të fundit për kandidatin e përbashkët konsensual.

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti si nikoqir i shtabit të hapur sot tha se shqiptarët sistematikisht kanë bërë ndryshime esenciale në sistemin e shtetit, duke shtuar se ky koncept për zgjedhjet presidenciale më tepër faktorizon votën shqiptare.

Desk
By Desk 1 Prill, 2019 21:52