BDI: Taravari ka zgjedhur gënjeshtrën si formë komunikimi me opinionin

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 20 Gusht, 2018 13:58

BDI: Taravari ka zgjedhur gënjeshtrën si formë komunikimi me opinionin

BDI, dega Gostivar ka vijuar kritikat drejtuar kreut të Gostivarit, Arben Taravari. Kësaj radhe, BDI reagon pas komunikimit të Taravarit me qytetarët në rrjetet sociale. Shkak është bërë çatia e shkollës Goce Dellçev në Gostivar.  Taravari ka thënë që MASH ia ka marrë kompetencat, kurse BDI thotë që kompetencat i janë marrë vetëm tek emërim – shkarkimi i drejtorëve, dhe se Taravari ka mundësi ligjore të investojë tek objektet shkollore, njofton Flaka. 

Në vazhdim ua sjellim kumtesën e BDI – dega Gostivar.

Nga paaftësia për të realizuar projekte kapitale, nga shkaku që është në pushim vjetore nga dita kur ka marrë mandatin, nga shkaku se është në pushim veror me fillimin e Verës,
Taravari vazhdon të manipulojë  opinionin publik. Mashtrimi i radhës ka të bëjë me kompetencat në Arsim. Sqarojmë opinioni se Taravarit i jane marrë kompetencat vetëm në emrimin e drejtoreve nga shkaku se nuk kishte njohuri se si emrohet nje drejtor shkolle duke bërë shkelje të rënda ligjore. Taravari duhet ta kuptojë se drejtori emërohet konform ligjeve dhke konkurseve publike dhe nuk emërohen sipsas tekeve të tij.
Taravari nuk ka kompetenca vetëm për emërim dhe shkarkim të drejtorëve, kurse kompetencat e tjera vazhdojnë të mbesin nën ingirencat e komunës. Kujtojmë Taravarin që mjetet financiare nga bllok dotacioni i lëshohen komunës për çdo muaj, dhe jo zyrës së BDI-së ashtu siç tenton të mashtron opinionin në komentet e tij në Facebook.
Prindërit e nxënesve tatimet i paguajnë në komunën e Gostivarit dhe nuk ia paguajnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, prandaj komuna obligohet të kujdeset për mbarvajtje e procesit edukativ dhe arsimor. Sa i përket çatisë së Shkollës Fillore “Goce Dellçev”,  në fushatën zgjedhore publikisht e premtoi si punën e parë që do ta bënte, por, si në çdo drejtim tjetër Taravari dështoi në realizimin e premtimeve. Siç duket Taravari për çdo gjë ka kohë madje edhe për të komentuar të statuset e qytetarëve në Facebook, ndërsa për të punuar, siç duket, ende nuk mund të gjejë kohë.
Edhe njëherë ftojmë Taravarin që të nderpret pushimin dhe të fillojë të kujdeset për qytetarët. Të ndërpres angazhimin e tij si mjek jashtë çdo norme morale, etike dhe ligjore, dhe të fillon të ushtron detyrën për të cilën është zgjedhur.
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 20 Gusht, 2018 13:58