BDI-Tetovë: Rrugët e asfaltuara para 3 muajsh janë shkatërruar sërish, kush përfiton nga kjo?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 15:03

BDI-Tetovë: Rrugët e asfaltuara para 3 muajsh  janë shkatërruar sërish, kush përfiton nga kjo?

Këshilltarët e BDI-së në Këshillin komunal në Tetovë, kanë dalë me akuza në drejtim të udhëheqësisë së pushtetit lokal për keqmenaxhim dhe mashtrim të qytetarëve në lidhje me asfaltimin e rrugëve. Liridon Disha nga BDI sot përmendi disa rrugë, për të cilat tha se pas tre muajve asfaltim, janë shkatërruar tërësisht. Ai tha se komuna sërish do të merr para nga qytetarët për të asfaltuar këto rrugë.

“Disa rrugë në Tetovë vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme, edhe pas asfaltimit sa për sy e faqe. Nuk kanë kaluar as tre muaj që kur janë shtruar ato rrugë, ndërsa ato tashmë janë të shkatërruara dhe qytetarët i vuajnë pasojat. Pyesim kryetarin se cili është qëllimi që rrugët nuk asfaltohen si duhet dhe kush përfiton nga ky mashtrim”.

“Qindra mijëra euro do të merren nga buxheti i qytetarëve për të asfaltuar rrugë që tashmë janë asfaltuar para tre muajve, por që nuk janë bërë sipas standardeve. Një thënie popullore e përshkruan më mirë punën e Bilall Kasamit – ‘puna e natës, gazi i ditës”, tha mes tjerash Liridon Disha.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 6 Shkurt, 2024 15:03

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare