BDI: Vetingu është domosdoshmëri

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 15:00

BDI: Vetingu është domosdoshmëri

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik pwr Integrim (BDI) Valdet Xhaferri sot ka marrë pjesë në Konferencën për Vetingun, e organizuar nga “EPI” dhe “Asociacioni Zenith” finansuar nga Bashkimi Evropian (BE). Në fjalën e ti, Xhaferri tha se  Bashkimi Demokratik për Integrim, mbështet në mënyre absolute procesin e Vettingunt si mekanizëm juridik për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në institucionet e gjyqësorit në përgjithësi por edhe në organet tjera hetuese në veçanti.

“Pavarësia e gjyqësorit do të ndikoj ne evitimin e drejtësisë selektive
në vend, të frymëzuar nga politika  dhe biznesi, të aplikuar nga
prokurore dhe e zbatuar nga gjykatës me paragjykime nga sisteme te
kaluara, me bindje arkaike dhe me prirje korruptive. Ne jemi seriozisht
të interesuar që këtë proces pa asnjë kompromise ta kalojnë edhe
politikanet në përgjithësi por edhe çdo funksionar i Bashkimit
Demokratik për Integrim në veçanti, theksoi ai.

BDI, shtoi ai, e ka dëshmuar edhe praktikisht se është seriozisht e
interesuar që institucioni i Vettingut të realizohet duke propozuar edhe
ligj në Kuvend i cili do te mundësoj realizimin praktik të këtij
mekanizmi juridik në vendin tonë.

“Dua që ta shfrytëzoj edhe këtë konference që të ftoj të gjithë palët,
institucionet, dhe organizatat politike që ti japim mbështetje
iniciativës së Bashkimit Demokratik për Integrim që ligji i cili është
në procedure parlamentare të miratohet në Kuvend dhe i njëjti të
implementohet, menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve që i kemi përpara
nesh. Vettingu si proces dhe mekanizëm juridik tashme është zbatuar
brenda organizatës tonë politike duke i realizuar zgjedhjet  e brendshme
në të cilat kemi zgjedhur mbi 90% struktura dhe figura të reja. Andaj i
ftojmë edhe organizatat tjera politike tjera që ta realizojnë vettingun
edhe brenda partive politike të tyre. Ky sistem është dëshmuar si i
suksesshëm në vende të ndryshme andaj i njëjti duhet të zbatohet edhe në
vendin tonë, si rezultat i situatës së rënduar e  krijuar brenda 30
viteve të fundit në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Valdet Xhaferri

Linda Limani
By Linda Limani March 6, 2020 15:00