BE aprovon dy trajtime të reja me antitrupa për parandalimin e COVID-19

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:03

BE aprovon dy trajtime të reja me antitrupa për parandalimin e COVID-19

Dy medikamente të terapisë me antitrupa për të luftuar Covid-19 janë aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

EMA rekomandon autorizimin e terapisë me antitrupat ‘Ronapreve’ nga kompania farmaceutike zvicerane ‘Roche’ dhe ‘Regkirona’ nga kompania biofarmaceutike ‘Celltrion’ në Korenë e Jugut.

Të dy agjentët antiviral rekomandohen për përdorim në fazat e hershme të infeksionit.

Komisioni Europian duhet të japë aprovimin e tij përpara se të dy barnat të hyjnë në tregun e përbashkët të BE-së, pasi kjo konsiderohet një formalitet, raporton ATSh.

‘Ronapreve’ përbëhet nga dy përbërës aktivë, dhe është bashkëprodhuar nga prodhuesi amerikan Regeneron Pharmaceuticals. EMA e miratoi atë për të trajtuar personat në moshën 12 vjeç e lart.

Regkirona, e përbërë nga një përbërës aktiv u miratua për të trajtuar të gjithë të rriturit.

Komisionerja europiane e shëndetësisë Stella Kyriakides e përshëndeti aprovimin e dy medikamentëve.

“Me rritjen e numrit të infeksioneve Covid-19, pothuajse në të gjitha shtetet anëtare, ndihemi të sigurt për më shumë trajtime premtuese në zhvillim”, tha ajo në një deklaratë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 11 Nëntor, 2021 22:03

09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit – 9 Dhjetori, zëvendësja e kryetarit të Qeverisë...