BE-ja nuk e njeh Lukashenkon president legjitim

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:21

BE-ja nuk e njeh Lukashenkon president legjitim

Bashkimi Evropian nuk e njeh Alexander Lukashenkon si president legjitim të Bjellorulusisë, ka thënë shefi i diplomacisë evropiane të martën, një ditë pasi lideri bjellorus u mirëprit nga presidenti rus, Vladimir Putin, raporton “AlJazeera”.

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për marrëdhënie me jashtë, tha para Parlamentit Evropian së zgjedhjet e 9 gushtit të cilat e kthyen diktatorin veteran në pushtet ishin mashtruese.

Lukashenko u përball me protesta të mëdha kundër sundimit të tij që nga rezultatet e kundërshtuara zgjedhore dhe dënimit të gjerë nga komuniteti ndërkombëtar për shtypje brutale ndaj demonstruesve nga forcat e tij të sigurisë.

“Situata për ne është e qartë. Zgjedhjet e 9 gushtit ne i konsiderojmë mashtruese”, tha Borrelli në parlament.

“Nuk e njohim Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë”.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:21