BE-ja vazhdon sanksionet ndaj Rusisë

BE-ja vazhdon sanksionet ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian zgjati sot edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër përgjegjësve rusë dhe ukrainas për implikimin e tyre të mundshëm në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Ngrirja e të ardhurave dhe ndalimi i udhëtimeve prekin aktualisht 170 persona dhe 44 entitete, mes të cilave sipërmarrje, organizata dhe parti politike.

Këto sanksione kundër Rusisë u imponuan nga BE-ja pasi fluturimi MH17 i kompanisë “Malaysia Airlines” u rrëzua ndërkohë që kalonte në hapësirën ajrore të Ukrainës në korrik 2014, duke shkaktuar vdekjen e 298 personave./ASTH

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 20:05

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...