BE: Maqedonia e Veriut do të përforcojë punësimin, shëndetin publik dhe mbrojtjen sociale

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Maj, 2020 19:23

BE: Maqedonia e Veriut do të përforcojë punësimin, shëndetin publik dhe mbrojtjen sociale

Në draft konkluzionet e përgatitura nga ana e Këshillit të BE-së për Maqedoninë e Veriut ndahet fakti se dobësitë strukturore të ekonomisë së RMV-së janë theksuar për shkak të krizës shkencore, për shkak të së cilës nevojitet që vendi të vazhdojë me “reformat strukturore  efektive dhe mirë të koordinuara” që “të zbuten pasojat e pandemisë dhe të përshpejtohet rimëkëmbja pas krizës”.

Për Maqedoninë e Veriut do të jetë me rëndësi të madhe që t’i rrisë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit, si dhe ta përforcojë sundimin e të drejtës dhe transparencës për përballje më efikase me pasojat e krizës, konsideron Unioni.

Nesër mbahet dialogu i rregullt ekonomik midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, sivjet me fokus të veçantë të pasojave socio-ekonomike nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Kovid-19, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Dialogu ekonomik midis vendeve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është një praktikë e rregullt me të cilën po shqyrtohet progresi i rajonit lidhur me reformat ekonomike dhe financiare dhe gatishmërinë e vendeve të përballen me sfidat nga anëtarësimi i ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Përforcimi i shëndetit publik është një ndër reformat më të rëndësishme strukturore në të cilat Maqedonia e Veriut do të duhet të fokusohet në të ardhmen.

Në shkurt të këtij viti, Maqedonia e Veriut e ka dorëzuar programin e saj ekonomik reformues për vitin 2020-2022,  derisa megjithatë rekomandimet nga maji i vitit 2019 janë “pjesërisht të implementuara” edhe pse rritja ekonomike është përforcuar, kryesisht falë kërkesës vendore dhe me mbështetje të “politikave ekspansive”, thekson dokumenti i cili duhet të miratohet nesër.

Mbetet se përmirësimi i fotografisë makroekonomike është kanosur nga kriza me koronavirusin, si në nivel vendor, ashtu edhe për shkak të varësisë së Maqedonisë së Veriut nga BE-ja, partner i saj tregtar kryesor. Për shkak të gjendjes së ndodhur, projeksionet e BE-së nga viti i kaluar tashmë nuk vlejnë.

BE-ja është e vetëdijshme se për shkak të masave për rimëkëmbjeje  dhe recesionit global, Maqedonia e Veriut do të përballet me shtyrjen e afateve për uljen e borxhit publik, por pret nga autoritetet të kthehen në këtë qëllim pas goditjes fillestare mbi ekonominë.

Konkluzionet e përshëndesin  edhe progresin reformues të autoriteteve mbi tregun e punës në vitet e fundit, megjithatë paralajmërohen autoritetet se kriza do t’i kanosë vendet e punës, përfshirë edhe ato të sektorit joformal.

Unioni, gjithashtu, paralajmëron se kjo krizë veçanërisht do t’i godasë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, frilenserët dhe bizneset e vogla dhe familjare, të cilave do t’u duhet ndihmë urgjente.

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
 
 
 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 18 Maj, 2020 19:23