Bebe Rexha “kopjon” Dua Lipën, vjen së shpejti me një projekt të ngjashëm

Desk
By Desk November 20, 2020 22:53

Bebe Rexha “kopjon” Dua Lipën, vjen së shpejti me një projekt të ngjashëm

Bebe Rexha ka paralajmëruar një projekt të ri.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Dua Lipa njoftoi disa kohë më parë se në fund të nëntorit do të mbaje një koncert virtual për fansat e saj.

Ajo do të interpretoj drejtpërdrejtë, ndërsa koncerti ka titullin “Studio 2054”. I

Ndërsa të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë edhe Bebe Rexha.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka lajmëruar se më 17 dhjetor do të mbajë një koncert akustik dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta shijojnë nga shtëpitë e tyre.

Tashmë biletat kanë dalë në shitje dhe Bebe ju ka bërë thirrje fansave të saj që të nxitojnë për t’i blerë, sepse janë në sasi të limituar.

Koncerti do të mbajë titullin “Një natë me Bebe Rexhën”, ndërkohë që artistja nuk ka dhënë detaje të tjera rreth tij.

Bebe gjithashtu zbuloi se do të ketë një rol në filmin me metrazh të gjatë “Queenpins”, përkrah aktores amerikane Kristen Bell, ku Bebe do të ketë rolin e një ‘hacker’ kompjuterësh.

Desk
By Desk November 20, 2020 22:53