Bebe Rexha: Më mungon Nju Jorku, më mungon nëna ime

Bebe Rexha: Më mungon Nju Jorku, më mungon nëna ime

Bebe ndodhet në një shtet tjetër dhe thotë se po i mungon familja.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, jeton dhe vepron në Nju Jork, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo ka edhe një vilë luksoze në Los Angeles të Kalifornisë.

Që nga fillimet e koronavirusit, ajo mbeti në Los Angeles, ngase kishte shkuar atje për të regjistruar këngët e reja të albumit e saj dhe për të qenë prezentë në ceremonitë e mëdha të çmimeve, si ajo e ‘Grammy Awards 2020’.

Pas gjashtë muajsh larg familjes, Bebe tani duket se është mërzitur nga kjo situatë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter ajo ka treguar se dëshiron të shkojë në shtëpi pasi po i mungon Nju Jorku dhe nëna.

“Dua të shkoj në shtëpi. Më mungon Nju Jorku. Nuk kam qenë prej gjashtë muajsh. Më mungon nëna ime”, u shpreh këngëtarja./Lajmi.net/

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Korrik, 2020 22:54

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.