Bedri Islami për Ali Ahmetin

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Prill, 2022 22:34

Bedri Islami për Ali Ahmetin

(pjesë të shkëputura nga artikulli i datës 28.04.2022 të gazetarit të famshëm të “Zërit të Popullit” e të Kryetarit legjendë të LPK-së të kohës së luftës së UÇK-së, atdhetarit e patriotit të madh shkodran, shkrimtarit e publicistit të shquar Bedri Zenel Islami).

Ali Ahmeti bëri më shumë se 40 vite që është pjesë e lëvizjeve çlirimtare, e më pas, shtetformuese të shqiptarëve në trojet e tyre në ish- Jugosllavi!

I lindur në Zajaz , ai u bë djalë i Shkabajve të Drenicës te familja e Fehmi Lladrovcit; mërgimtar, por edhe i pranishëm në lidhjet e tij me shokët në Kosovë, organizator dhe njeriu i momenteve të vështira!

Ali Ahmeti është, pa asnjë dyshim, njëri ndër më meritorët në krijimin dhe rriten e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si nga të parët anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe, lideri i padiskutueshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Në politikë ai është futur për ide dhe vizion, jo për poste politike, ai e ka ndarë veten nga pushteti, por t’i dhënë pushtet njerëzve që përfaqëson dhe që e besojnë prej 22 viteve!

Përmes politikës pragmatiste dhe evolucionare, ai shembi konceptin shovinist makedonas, se kombi shqiptar është pa asnjë edukatë politike!

Të gjithë figurat historike, të cilët lideri i shqiptarëve në Maqedoni Ali Ahmeti, i ka cituar në fjalën e tij në përvjetorit e veteranit të lëvizjes clirimtare, Mehmet Hajrizi, janë në fakt historia e Kosovës në gjysmën e dytë të fund shekullit të shkuar dhe ndërtues të historisë së re të shtetformimit të Kosovës!

Shumë prej tyre janë në bazamentin e kësaj historie, si gurët e themelit të saj dhe frymëzues për brezat shqiptarë, kudo që janë ato!

Virtyti i tyre ishte virtyti i kombit tonë, për të cilin, ata u sakrifikuan denjësisht dhe me ndërgjegje!

Ideali i tyre ishte Kosova e lirë, si hap i parë i zgjidhjes së çështjes kombëtare dhe, së dyti, bashkimi i kombit, si zgjidhje finale e domosdoshme e kombit tonë. Të gjithë këto heronj janë pjesë e shpirtit të Kosovës, por edhe më tej, të të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, në të gjitha trojet!

Nderimi ndaj tyre është respekt ndaj vlerave dhe mirënjohje ndaj sakrificës sublime që ata kanë bërë. Ali Ahmeti me shumë prej tyre, në mos me të gjithë, ka qenë shok dhe bashkëveprimtar, ndaj , duke i rikujtuar ato, sjell ndër mend atë pjesë të rëndësishme të jetës shqiptare në Kosovë dhe atë brez të vitit 1981 dhe, në gjurmët e tij edhe të viteve më pas, që, duke bërë historinë, bënë Kosovën, sepse asnjë popull nuk mund të ketë shtetin e tij, nëse nuk ka historinë që bën secili brez!

Nëse të parët tanë mburreshin me Isë Boletinin, Hasan prishtinën, Bajram Currin, Azem Galicën, Bajram Daklanin, Mic Sokolin, Abdyl Frashërin, Ded Gjo Lulin, brezi ynë, duke mos i harruar të parët, mburret se ishte bashkëkohas me Adem e Hamzë Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Afrim Zhitia dhe Fadil Vata, Luan dhe Shkelzen Haradinaj, me Ilaz Kodrën dhe Mujë Krasniqin, Ilir Konushevcin dhe Zahir Pajazitin, Nuhi Berishën dhe Rexhep Malën, Rasim Kiçinën dhe vllezërit Sylejmani, Xhavit Hazirin dhe Adrian Krasniqin, Xhemajl Fetahun dhe Ismet Jasharin , ndërsa Lëvizja Popullore e Kosovës e ka për nder dhe lavdi që është udhëhequr nga vizionarë të tillë, të cilët mbeten në kujtesën e kombit; por nderimi ynë është për secilin që dha jetën e tij për Kosovën, ia kushtoi mendjen dhe zemrën e tij, shpirtin dhe nuk kursej asgjë për këtë qëllim madhor!

Ali Ahmeti gjithnjë ka nderuar ata që bënë historinë, ashtu si brezat e ardhshëm do nderojnë gjithnjë e më shumë edhe figurën e tij, si pjesë e kësaj historie!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 29 Prill 2022!

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 29 Prill, 2022 22:34

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare