Befasi, Marash Kumbulla afër kryeqendrës së Italisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 20:25

Befasi, Marash Kumbulla afër kryeqendrës së Italisë

Ylli i skuadrës së Veronës, Marash Kumbulla, sipas mediave në Itali, raportohet të jetë afër marrëveshjes me skuadrën e Romës. Inter ishte duke kërkuar lojtarin, por sipas gazetarit të mirënjohur Fabrizio Romano, skuadra e Romës ka gati marrëveshjen me futbollistin shqiptar.

Marash Kumbulla do të transferohet te Roma në formë huazimi, me obligim për blerje në fund të sezonit. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë kishte një sezon të shkëlqyer me Veronën, ku luante krah Amir Rrahmanit.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 20:25