Bejta: Edhe pse nuk kam qenë kryetar komune, jam kujdesur vazhdimisht për qytetarët e Gostivarit

Desk
By Desk October 20, 2020 20:28

Bejta: Edhe pse nuk kam qenë kryetar komune, jam kujdesur vazhdimisht për qytetarët e Gostivarit

Edhe pse nuk kam qenë kryetar komune, jam kujdesur vazhdimisht për qytetarët e Gostivarit. Kështu u përgjigj ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në një intervistë dhënë për Tv 21, kur u pyet se si i ka kaluar tre vitet e fundit, përcjell FLAKA.

“Këto tre vite kam qendruar pak më shumë me familjen dhe sigurisht që jam kujdesur për qytetarët e Gostivari edhe pse nuk kam qenë kryetar komune. Njëkohësisht, si nënkryetar i BDI-së, i kam kryer detyrimet e mija ndaj partisë. Aty ku e ka lypur nevoja, unë jam përgjigjur ndaj partisë që i takojë dhe gjithmonë kam qenë në bashkëpunim me kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmeti, për të mirat e subjektit tonë”, deklaroi ish kreu i Gostivarit dhe nënkryetari aktual i BDI-së, Nevzat Bejta.

Bejta gjatë kësaj interviste ka lëshuar akuza ndaj kryetarit aktual të Gostivarit, për të cilin tha se “asgjë nga ajo që premtoi, nuk ka realizuar”. FLAKA

 

Desk
By Desk October 20, 2020 20:28