Bejta konfirmon lajmin se është kërcënuar me jetë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 17:47

Bejta konfirmon lajmin se është kërcënuar me jetë

Nënkryetari i BDI-së ka pranuar kërcënime me jetë përmes telefonit. Ish – Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta ka denoncuar në policinë e Gostivarit se një person tjetër e ka kërcënuar me jetë, mëson in7.

Lajm konfirmohet për Flaka nga vet nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, i cili lajmi i publikuar në in7 thotë që është i vërtetë, dhe se, tani organet kompetente po merren me rastin.

Po, kam pranuar kërcënim dhe rastin e kam denoncuar në Polici. Pres që institucionet të merren me rastin”, tha shkurt për Flaka, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.

Ndryshe, portali  In7 shkruan që ngjarja ka ndodhur në periudhën kur në degën e BDI-së në Gostivar ishte aktuale tema e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Sipas portalit, krcënuesi i Bejtës është I. Jakupi, që është në lidhje familjare me Nexhati Jakupin, ish – ministër dhe njëri nga kandidatët për kryetar dege në Gostivar.

“Garën në Kuvendin e BDI-së në Gostivar e fitoi me shumicë votash, Bashkim Hasani, ndërsa deri vonë flitej se edhe Bejta mund të jetë kandidat. Nuk dihet nëse kërcënimi ndaj Bejtës ka ardhur si pasojë e debateve për të parin e degës, por jozyrtarisht in7 mëson se pikërisht kjo ka qënë arsyeja e kërcënimit. Për këtë rast, in7 ka dërguar zyrtarisht pyetje në organet përkatëse pranë MPB-së”, shkruan portali.

Në Stacionin e Policisë në Gostivar, N.B ka denoncuar se ka marrë kërcënime përmes telefonit nga I.J. Po punohet për zbardhjen e rastit” – thonë për in7 nga Ministria për Punë të Brendshme.

Nevzat Bejta njihet si një nga figurat kyçe të BDI-së dhe deri tani ka ushtruar një sërë pozitash të larta shtetërore, si kryetar komune, ministër  e deputet.

Kërcënohet me jetë Nevzat Bejta

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 28, 2019 17:47