Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Bejta: Me presidentin e ri të gatshëm që në qershor të hapim bisedimet me BE-në

Bejta: Me presidentin e ri të gatshëm që në qershor të hapim bisedimet me BE-në

Redaksia 2 vjet ago

Të hënën, karvani i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostvar, për zgjedhjet presidenciale të 21 Prillit vijoi në takim me banorët e lagjeve të qytetit: Beg, Vardar, Tregu i madh dhe Beliçicë, përcjell FLAKA.

Si në takimet e tjera me qytetarët e Gostivarit, nënkryetari i BDI-së njëherit edhe Kryetar dege, z. Nevzat Bejta, foli mbi rëndësinë e zgjedhjeve presidenciale të 21 Prillit për shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Bejta, që në fillim potencoi që kandidati shqiptar nuk mund të fiton zgjedhjet përshkak të konfiguracionit të trupit votues në RMV, për këtë shkak, vota për kandidatin shqiptar nuk zë vend, dhe për pasojë mund të parandalon fitoren e kandidatit pro-perëndimor që në rrethin e parë.

“Në rrethinë e dytë, kandidatja nga radhët e VMRO-DPMNE, mund të bojkoton zgjedhjet dhe të vështirëson zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të konsensusit. Vendit nuk i duhet një lojë e tillë. Kemi një president në ikje që do të mbahet mend si presidenti më i dështuar jo vetëm në RMV por edhe në shtetet e Ballkanit. Tani na duhet një president i ri i cili do të punon për integrimet euro – atlantike. Stevo Pendarovski çdo kund flet për euro – integrimet dhe për barabarësi të qytetarëve të vendit pa dallime. Me presidentin e ri do të nënshrkuhen ligjet që i bllokoi presidenti aktual dhe në qershor besojmë në hapjen e bisedimeve për integrim të vendit në BE. Nuk duhet të lejojmë të na dalin pengesa”, tha Bejta, duke shtuar që ndryshimet e fundit në RMV sollën edhe fillozofinë dhe qasjen e re politike për kandidat të përbashkët apo konsesual.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor, z. Bashkim Hasani, para të pranishmëve foli për zgjedhjet presidenciale si shumë të rëndësishme për vendin, duke ftuar të pranishmit që më 17 Mars me fillim prej ora 19:30 në Pallatin e Kulturës të dëgjojnë nga afër arsyet e mbështetjes së kandidatit të përbashkët nga vet lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti.

Sezgin Veliu, në rolin e nikoqirit dhe kryetarit të Shtabit të lagjes Beg, deklaroi që patriotizmat deklarative në këtë fushatë nuk kanë vend, sepse, ma UÇK se Ali Ahmeti nuk mund të ketë.

Fushata zgjedhore e BDI-së në Gostivar, vijon të martën pasdite në takimin me banorët e Çegranit dhe Forinës, ku i pranishëm do të jetë edhe lideri i partisë, z. Ali Ahmeti.

 

FLAKA

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Reka: Do të përpiqem për sistem të mirë shtetëror për të gjithë
Next: Artan Grubi: Konsensualiteti është e ardhmja e politikbërjes tek ne

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 4 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 4 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

mickoski-780x439-1-750x430 Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Makron_maska-780x470 Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

golden Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Johnson_Johnson-780x450 SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

Butrint-Imeri-780x470 Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.