Bejta: Qytetarët dëshirojnë rikthimin tim në krye të Gostivarit

Desk
By Desk October 20, 2020 20:14

Bejta: Qytetarët dëshirojnë rikthimin tim në krye të Gostivarit

“Nuk është dëshira ime, por nevoja e qytetarëve”! Kështu u përgjigjet ish kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta nëse planifikon sërish të garojë për të parin e Gostivarit në zgjedjet lokale të viti 2021, përcjell FLAKA.

“Qytetarët vet kanë ardhur dhe më kanë kërkura të garojë sërish. Ata dinë të bëjnë dallime se si ka qenë Gostivari në kohën e Nevzatit dhe si është Gostivari në kohën e Taravarit. Dallimi është shumë i madh dhe ata dëshirojnë që përsëri të më kthejnë në krye të qytetit të Gostivarit. Kjo nuk është dëshira ime e përsëris dhe nëse ata gjejnë ndonjë kandidat tjetër që mund të bëjë punë më të mira se unë, atëherë të gjithë do ta mbështesim atë kandidat dhe projektet e tij që shkojnë në të mirën e qytetit të Gostivarit”, tha Nevzat Bejta, ish kryetar i Komunës së Gostivarit në një intervistë dhënë sot për Tv 21.

Bejta nënvizoi më tej se qytetarët kanë besim të plotë te ai, pasi “është dëshmuar se atë që e kam premtuar edhe e kam realizuar”.

“Tani qytetarët masovkisht, shqiptarë e të të gjitha komuniteteve tjera, kërkojnë që unë të jem në krye të qytetit të Gostivarit dhe të garojë në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm”, theksoi më tej Bejta. FLAKA

 
 
Komento
 
Ndaj
 
 

 

Desk
By Desk October 20, 2020 20:14