Bejta uron 8 Marsin me një fotografi të veçantë!

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 10:49

Bejta uron 8 Marsin me një fotografi të veçantë!

Nënkryetari i BDI, Nevzat Bejta ka zgjedhur një fotografi me bashkëshorten e tij për të uruar gjininë femërore me rastin e festës së 8 Marsit, njofton Flaka. 

“Të gjitha festat festohen nga të gjithë pa dallim gjinie dhe moshe, e veçantë është shënimi i Festës së 8 Marsit sepse feston e gjithë gjinia femërore. Pa barazi gjinore dhe pa integrim real të grave në jetën shoqërore nuk mund të ketë një shoqëri të drejtë, solidare dhe me vlera evropiane”, shkruan Bejta në Fejsbuk. 

Të gjitha festat festohen nga të gjithë pa dallim gjinie dhe moshe, e veçantë është shënimi i Festës së 8 Marsit sepse…

Posted by Nevzat Bejta – Faqja Zyrtare on Sunday, March 8, 2020

“Shpreh besimin dhe bindjen që kontributi intelektual dhe jetësor i femrës, veçanërisht i gruas shqiptare, mbetet një përbërës i rëndësishëm për shoqërinë. Shfrytëzoi rastin që të gjithë grave të ua uroj 8 Marsin, me dëshirën për shëndet, suksese dhe mbarësi të gjithanshme në jetën e tyre për çdo ditë të vitit”, uron Bejta. Flaka

 

Linda Limani
By Linda Limani March 8, 2020 10:49