Bejta: Vota e shqiptarëve ka vlerë, mos e humbim kot

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 22:30

Bejta: Vota e shqiptarëve ka vlerë, mos e humbim kot

Vota e shqiptarit duhet të ketë vlerë, të mos humbet kot. Prandaj ne mbështesim Pendarovskin pasi ai fiton, kandidati shqiptar nuk i fiton këto zgjedhje, porositi Nevzat Bejta, nënkryetar i BDI-së në Tv 21, përcjell FLAKA.

“Pas zgjedhjeve presidenciale, fillojnë investimet, ekonomi më e mirë për vendin. NATO vjen për siguri këtu, me NATO-n ne sjellim investime të reja të sigurta në vend”, tha Bejta.

Sot flasim, tha në vazhdim Bejta, për rrethana të reja, “pasi Pendarovski ishte në selinë e BDI-së ku bëri premtim publik se do ti mbështes të gjitha ndryshimet në vend, e që janë në favor të shqiptarëve, prandaj e mbështesim kandidatin tonë të përbashkët”. FLAKA

Desk
By Desk 10 Prill, 2019 22:30