Bejta: Zgjedhjet e sotme dallohen nga zgjedhjet e kaluara

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 12:24

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, njëherit kryetar dege në Gostivar, z. Nevzat Bejta bashkë me familjen, sot në mesditë shfrytëzoi të drejtën e votës për zgjedhjet presidenciale.

Pas votimit, Bejta deklaroi:

Zgjedhjet presidenciale që po mbahen sot dallohen nga zgjedhjet e kaluara pasi mbahen në rrethana të reja dhe mund të them në një histori të re pas ndryshimeve të mëdha që janë bë në vendin tonë. Shpresojmë të kemi një president të ri i cili konform ndryshimeve të fundit do të jep kontribut në përshpejtimin e integrimit të vendit në strukturat euro – atlantike.

Mendoj se pas këtyre zgjedhjeve, partitë politike nuk do të merren me agjenda të tjera për pos zhvillimit ekonomik dhe rritjen e standardit jetësor për banorët e Maqedonisë së Veriut.

Besoj se Kuvendi do të miraton të gjitha ligjet që kërkohen nga Bashkimi Evropian, dhe vendi ynë sa më shpejt të hap bisedimet dhe të anëtarësohet në BE. Besoj se qytetarët do të përkrahin kandidatin që mbështet ndryshimet dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE, me qëllim që vendi ynë dhe qytetarët tanë të ecin përpara.

Desk
By Desk 21 Prill, 2019 12:24