Bekim Kumanova bën “bum” me klipin e ri “Bum bum”

Bekim Kumanova bën “bum” me klipin e ri “Bum bum”

Disa ditë më parë, artisti i mirënjohur shqiptar Bekim Kumanova, na paralajmëroi se po përgadiste videoklip të ri. Ky projekt sapo u editua i titulluar “Bum bum”, tekstin e Endrit Mumajesit, muzikën e Alfred Sulës dhe me video nga ekipi i produksionit ” InsideMedia” me producent Dashnor Asllanin. Kënga është e dalluar në llojin e saj, falë gërshetimit të talentit të artistit dhe goditjes në shenjë me përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve më të mirë. Po jua lëmë ta cilësoni juve këtë projekt me veçanti në estradën tonë, e t’i urojmë këngëtarit të skenave tona Bekim Kumanovës, edhe shumë vite të tjera në skenë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 23 Prill, 2018 20:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.