Bekteshi: Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:04

Bekteshi: Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në “Magazina Ekonomike”, ka thënë se do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.

Ai ka thënë se këtë do ta propozojë në mbledhjen e Qeverisë, ditën e martë.

“Do të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik, me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore, drejtpërdrejt në kompanitë energjetike në vend duke përfshirë këtu elektranat e Maqedonisë dhe MEPSO-në për të rritë likuiditetin e tyre”, ka thënë Bekteshi.

“Vec është publikuar urdhëresa, gjatë ditës së nesërme dhe të premten do të kemi takime me anëtarët e komisionit të cilët janë paraparë në kuadër të urdhëresës për shpalljen e gjendjes së krizës, dhe unë si ministër i Ekonomisë, në seancën e parë të Qeverisë, e cila parashihet të jetë ditën e martë, do t’i propozojë Qeverisë që të shpallim këtë gjendje krize”, theksoi ministri Bekteshi.

Ai ka treguar se njehrë për njëherë nuk parashihen masa restrektive, shkruan Alsat.

“Sa i përket masave, për momentin nuk parashihen masa restrektive”, u shpreh Bekteshi./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 22:04