Bekteshi: Ekziston një logjikë ekonomike për rritjen e akcizës për karburantet, çmimet tona janë më të ultat në rajon

Desk
By Desk April 18, 2020 21:17

Bekteshi: Ekziston një logjikë ekonomike për rritjen e akcizës për karburantet, çmimet tona janë më të ultat në rajon

Nëse bëhet një propozim nga Ministria e Financave te Qeveria për të rritur akcizën me dy ose tre denarë, ne si Ministri e Ekonomisë do ta mbështesim, tha sot Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, ekziston një justifikim ekonomik për rritjen e akcizës për karburantet, përcjell FLAKA.

“Si Ministër i Ekonomisë përgjegjës për energjinë dhe duke pasur parasysh analizën e Ministrisë së Financave, por edhe tendencat në fqinjët tanë dhe rënien e çmimit të tregjeve botërore të aksioneve, për momentin ka një arsyetim ekonomik për rritjen e akcizës. Por në të njëjtën kohë, ekziston një mekanizëm që në momentin kur çmimet rriten, akciza do të ulet automatikisht”, tha Bekteshi.

Ai sqaroi se sot ka marrë analizën e çmimeve të karburantit në rajonin ku krahasuar me çmimet në vendin tonë, ato janë më të larta. Siç theksoi ai, në Shqipëri, për shembull, çmimi i karburanteve është 37 denarë më i lartë, në Kosovë me 28 denarë dhe në Serbi me 33 denarë.

“Prandaj, ne si Ministri e Ekonomisë duhet të plotësojmë nevojat e Ministrisë së Financave, por qëndrimi ynë është që nuk duhet të shqetësohemi vetëm për anën e shpenzimeve buxhetore, por në të njëjtën kohë duhet të kujdesemi për anën e të ardhurave”, tha ai.

Ministrja e Financave Nina Angellovska tha sot se po bëhet një analizë për të rritur detyrimet e akcizës së karburantit, por, siç tha ajo, nuk ka gjasa që detyrimet e akcizës për naftë dhe “naftë të kuqe” të barazohen, siç kërkohet nga Oda Ekonomike. FLAKA

Desk
By Desk April 18, 2020 21:17