Bekteshi: Është interesi ynë personal të shkojmë në zgjedhje, do të fitonim 18 deputetë, por shtetit i duhet stabilitet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:50

Bekteshi: Është interesi ynë personal të shkojmë në zgjedhje, do të fitonim 18 deputetë, por shtetit i duhet stabilitet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin e sotëm në Telma, komentoi informatën që publikoi lideri i opozitës së VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski se ka shumicë të re parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Do të shohim si do të zhvillohen punët, duhet të votohet në Kuvend nëse i kanë numrat. Ne thamë se nëse i shohim numrat, interesi ynë personal është të shkojmë në zgjedhjet sepse momentalisht do të fitonim 18 deputetë. Por, momentalisht shtetit i duhet stabilitet, duhet të kryhen disa punë të rëndësishme, si kontesti me Bullgarinë, të vazhdohet rruga evropiane dhe BDI nuk do të bëj asnjë lëshim nga eurointegrimet e shtetit tonë”, tha Bekteshi.

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se ka formuar shumicën e re parlamentare. Në fotografinë e postuar, përpos Mickoskit, shihen edhe përfaqësues të partive ASH, Alternativa, Besa dhe “E majta”.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:50

06
Dhj
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler sonte theksoi se është konfuz procesi për zgjedhjen...
06
Dhj
Ajo ka një apartament në Shkup prej 54 metrash katrorë si pronë e saj personale,...
06
Dhj
Riorganizimi i administratës nënkupton reduktimin e disa institucioneve, nga 140 institucione që janë nën ombrellën...
06
Dhj
Qytetarët nuk u besojnë as politikanëve, as institucioneve, kështu vlerëson Insituti për Demokraci, një hulumtim...