Bekteshi: Fluksi i valutës së huaj nga turizmi po rritet

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 15:10

Bekteshi: Fluksi i valutës së huaj nga turizmi po rritet

Sot në Shkup u mbajt Edicioni i katërt i Bursës së turizmit hyrës në vend, i organizuar nga Agjencia Nacionale për Turizëm Hyrës të Maqedonisë (NAITM, me mbështetjen e Odës së Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambasadës e Zvicerës përmes Programit për rritjen e  punësueshmërisë së tregut.

Në edicionin e katërt të Bursës fjalim mbajti Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ambasadorja e  Zvicrës Sibyl Suter Tejada dhe Kryetari i NAITM-së, Vllatko Sulev.

„Në RMV numri i turistëve të huaj është vazhdimisht në rritje, dhe me këtë edhe numri i turistëve dhe qëndrimet në përgjithësi. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë, fluksi i valutës për periudhën janar – gusht 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për rreth 16%.

Për më tepër, vitin e kaluar, 2,1% e investimeve totale në vend u investuan në turizëm, dhe këtë vit pritet që rritja e investimeve në krahasim me vitin 2018 të jetë më e lartë për 10%. Numri i turistëve të huaj në Maqedoni është dyfishuar në tetë vitet e kaluara, gjegjësisht 98%, ndërsa numri i përgjithshëm i turistëve shënon rritje prej 3,4% në periudhën janar-shtator 2019, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, njoftoi Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Desk
By Desk 12 Dhjetor, 2019 15:10