Bekteshi i përgjigjet Mickoskit “Maqedonia e Veriut është e imja aq sa është edhe e tij”

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 21:14

Bekteshi i përgjigjet Mickoskit “Maqedonia e Veriut është e imja aq sa është edhe e tij”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i ftuar në emisionin 10 minuta në TV21 i është përgjigjur kreut të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, i cili dje e akuzoi se Bekteshi për akt armiqësor për shkak se i shpjegoi një gazetareje në Shqipëri se nuk është “ministër maqedonas”, por Ministër i Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket thirrjes së Mickoskit ndaj Kovaçevskit për bashkim me njëri-tjetrin, për të ruajtur Maqedoninë, Bekteshi u shpreh edhe retorikë e tillë është dëgjuar edhe nga paraardhësi i Mickoskit, Nikolla Gruevski, i cili bënte thirrje për 61 deputetë që shqiptarët të mos pyeten në qeverisje. Bekteshi tha po ashtu se Mickoski duhet ta ketë të qartë që për të është nder që është ministër i Maqedonisë së Veriut.

“Me përkatësi etnike jam shqiptar, dhe ty është realiteti, siç janë mbi 600 mijë shqiptarë që jetojnë e veprojnë në Maqedoninë e Veriut, por janë këtu denbabaden, sa ç’është Maqedonia E Veriut e z.Mickoskit aq është edhe e imja, sa kujdesem unë edhe ai duhet të kujdeset për Maqedoninë e Veriut për shkak se ky është shteti im, ashtu siç duhet të jetë edhe shteti i atij, i cili pretendon në atë mënyrë. Duhet të mos ngjallim nacionalizëm, të mos e polarizojmë shoqërinë me tema të tilla, sepse kemi tema më të rëndësishme, fokusin kryesor e edhe ne si pjesë të Qeveri po edhe ata si opozitë duhet ta kemi në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, në integrimin e vendit”- deklaroi KRESHNIK BEKTESHI, MINISËR I EKONOMISË.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Maj, 2022 21:14