Bekteshi: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ti qëndroj në dispozicion Shqipërisë

Bekteshi: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ti qëndroj në dispozicion Shqipërisë

Në Shqipëri po mbahet Samiti Rajonal  i Turizmit, një aktivitet nga Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë. I pranishëm në këtë eveniment rajonal është edhe ministri i ekonomisë së RMV, Kreshnik Bekteshi, raporton Flaka 

“Kam nderin që me ftesë të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi jam pjesë e Samitit Rajonal të Turizmit. Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një tërmet i madh që shkaktoi jo vetëm dëme të mëdha materiale, por edhe humbje jete. Por tani vijon periudhë e rinovimit në Shqipëri. Për këtë proces rindërtimi është e nevojshme jo vetëm ndihmë e madhe nga rajoni, por nga e gjithë bota. Unë dua që nga ky Samit t’u bëj thirrje të gjitha vendeve të ndihmojnë në rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri. Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ti qëndroj në dispozicion Republikës së Shqipërisë me të gjitha mjetet në mënyrë që të tejkalojë katastrofën që ka përjetuar”, tha Bekteshi, raporton Agjencia e Lajmeve Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA