Bekteshi: Ndihmë shtetërore për më shumë kompani

Bekteshi: Ndihmë shtetërore për më shumë kompani

Me ndryshimet e reja në Ligjin për përkrahje financiare të kompanive do të rritet numri i kompanive që mund të aplikojnë për ndihmë shtetërore dhe do të lehtësohen kriteret e aplikimit. Tani më do të mund të aplikojnë edhe kompanitë e sektorit të IT-së, ato të sferës së bujqësisë që nuk kanë aplikuar përmes programit IPARD, kompanitë e ndërtimit dhe tregtarët që duan të orientohen në prodhim. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me këtë do të rritet veprimtaria e më shumë kompanive, gjë që pritet të gjenerojë në rritjen ekonomike të përgjithshme të vendit.

“Me investimet e reja, kompanitë jo vetëm që do të ndikojnë në rritjen ekonomike në vend, do të krijojnë edhe vende të reja të punës, por njëkohësisht do të rrisin cilësinë e jetës të të gjithë qytetarëve, marrë parasysh se pikërisht me këto masa është paraparë edhe ndihmat për të gjithë ato që do të rrisin pagat e punëtorëve në kompanitë e tyre”,- tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Angjushev: Mund të aplikojnë rreth 4000 kompani

Përmes këtij ligji, vitin e kaluar janë mbështetur rreth 300 kompani. Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se për të marrë paratë, kompanitë fillimisht duhet të investojnë.

“Vitin e kaluar, rreth 600 kompani kanë pasur mundësi të aplikojnë, këtë vit i kemi zgjeruar kriteret dhe kanë mundësi të aplikojnë rreth 4000 kompani. Por, të drejtë aplikimi kanë vetëm kompanitë të cilat kanë investuar. Pra, ato që kanë pasur rritje të prodhimit dhe rritje të numrit të punëtorëve”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Të gjitha kompanitë që do të përzgjidhen do të lidhin marrëveshje më 15 tetor, kurse paratë do t’i kenë në llogaritë e tyre deri më 25 dhjetor. Kompanitë që janë pjesë e Zonave Ekonomike mund të aplikojnë në Drejtorinë e ZTIZh-së, kurse ato që janë jashtë zonave, duhet të aplikojnë në Agjencinë për Përkrahje të Kompanive.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2019 20:12

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA