Bekteshi: Qeveria është stabile, nuk kemi probleme me shumicën parlamentare

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 22:12

Bekteshi: Qeveria është stabile, nuk kemi probleme me shumicën parlamentare

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në emisionin e sontëm “Rruga drejt…”, u shpreh se Qeveria është stabile dhe punon në realizimin e programit të saj. Ndërkohë që sipas tij probleme me shumicën parlamentare nuk ka as edhe Kuvendi. Por kjo u hodh poshtë nga dy bashkëbiseduesit e tjerë, deputetët Elmi Aziri dhe Bojan Stojanovski. Ky i fundit i bëri thirrje Bekteshit që të ulen me opozitën, t’i pranojnë vërejtjet e opozitës dhe nuk do të kenë probleme me kuorumin.

“Shumica parlamentare me siguri se është stabile, qeveria funksionon në bazë të programit që e kemi miratuar gjatë formimit të Qeverisë, jemi drejtpërdrejt të kyçur në krijimin e politikave, programeve dhe masave të ndryshme sa i përket aspektit ekonomik e cila del nga pandemia me Kovid-19, një sërë projekt ligjesh i kemi dërguar në kuvend dhe ato kanë kaluar siç është rebalanci i buxhetit edhe ligjet që kishin të bëjnë me pagesën e pagave në sektorin privat. Me siguri se qeveria e kryen detyrën e vetë, unë besoj që e kryen edhe Kuvendi, dhe këtu duhet edhe partitë opozitare të jenë më të përgjegjshme duke marr parasysh faktin se ndodhemi në pandemi”, tha Kreshnik Bekteshi, BDI.

Ndërkohë Elmi Aziri shprehet se është detyrë e shumicës parlamentare që të siguroj shumicën dhe funksionimin normal të punës së kuvendit. Për opozitën tha se është konstruktive, me këtë rast nënvizoi miratimin e rishikimit të buxhetit, që sipas tij nuk do të kishte kaluar pa prezencën e opozitës në sallën e Kuvendit.

“Kemi të bëjmë me një qeveri jo-legjitime e cila buron nga një proces i diskredituar zgjedhor dhe për pasoj ka mungesë të numrave. Është e vërtet se detyre dhe përgjegjësi e shumicës qeveritare është që të krijoj shumicë dhe të krijoj kushte për funksionim normal të kuvendit. Ne jemi dëshmitarë se në shumë mbledhje të Kuvendit ka pasur mungesa të theksuara të deputetëve të shumicës parlamentare. Sa i përket opozitës shqiptare, është shumë konstruktive. Në çdo mbledhje, në çdo seancë plenare dhe në çdo komision opozita shqiptare është në Kuvend dhe mendoj se e kemi tregu konstruktivitetin maksimal deri më tani”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASH-së.

Për deputetin e VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, nuk mundet të thuhet se ekziston shumicë stabile parlamentare, kur kihet parasysh se ka vetëm 62 deputetë.

“Ne si opozitë e kemi thënë disa herë, se ajo që është e mirë dhe që do të ndihmojë qytetarët ne atë do ta votojmë. Por nuk mundet ju me 62 deputetë të silleni sikur keni mbi 80-të. Ju nevojitet që për disa zgjidhje ligjore në vend që me forcë, me shantazhe t’i bëni thirrje opozitës, të ofroni platformë, të ulemi të merremi vesh, sepse idetë tona që i japim, janë në drejtim që t’i ndihmojmë popullatës dhe qytetarëve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë. Uluni me ne, pranoni vërejtjet tona dhe nuk do të keni problem me kuorumin”, tha Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së./Alsat

Desk
By Desk 26 Nëntor, 2020 22:12