Belgjika fiton ndaj Kanadasë

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:05

Belgjika fiton ndaj Kanadasë

Belgjika ka arritur ta fitojë ndeshjen ndaj Kanadasë, në kuadër të fazës së grupeve të Kupës së Botës.

Gjithsesi, ndonëse u prit se kjo përballje do të kryhet me goleadë, nuk ndodhi ashtu.

Belgët shënuan vetëm një herë, me anë të Michy Batshuay, në minutën e 45’.

Ndeshja shumë lehtë ka mund të përfundojë në barazim, sikur Davies të shënonte nga pika e bardhë në fillim të ndeshjes dhe të konktretizoheshin rastet për gol, që u shpërdoruan gjatë dy pjesëve.

Kanadezët patën hiç më pak se 22 tentime për gol, përkundër nëntë sa pati Belgjika, teksa ishin më mirë dhe me goditjet në kornizë të portës.

Gjithsesi, tri pikët u takuan djemve të Roberto Martinezit që ishin më pragmatikë.

Tashmë Belgjika merr kreun e grupit F, pas barazimit që regjistroi Kroacia ndaj Marokut. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 23 Nëntor, 2022 22:05

07
Dhj
Petrit Pollozhani nga Lëvizja BESA i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike”, mes tjerash...
07
Dhj
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Petrov, ka theksuar se zgjedhje të parakohshme parlamentare...
07
Dhj
Derisa e kremtojmë 30-vjetorin e Misionit, ju po përgatiteni ta merrni funksionin kryesues me OSBE-në. Vallë...
07
Dhj
Duke përjashtuar Shqipërinë si vendi me shumën qesharake të pensionit, Maqedonia bën pjesë në grupin...