Bella Hadid dhe Hailey Bieber duken mahnitëse në fushatën e “Versace”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:58

Bella Hadid dhe Hailey Bieber duken mahnitëse në fushatën e “Versace”

Bella dhe Hailey u bënë bashkë për kampanjën e re të brendit të njohur.

Gruaja e Justin Bieber, Hailey, ka filluar me disa kampanja të mira modelimi, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe tani vajza 23-vjeçare e Stephen Baldwin ka siguruar një nga reklamat më të njohura në botë, atë për “Versace”.

Bukuroshja bionde u bashkua për fushatën e parfumeve “Dylan Turquoise” nga shoqja e saj Bella Hadid, një supermodele me përvojë motra e së cilës është Gigi.

Hailey dukej aq e zbukuruar dhe rrezitur, teksa kishte veshur një palë bikini me ngjyrë rozë të lehtë me ngjyrë ari.

Ajo ishte ulur dhe po e lexonte një copë letër, ndërsa para saj ishte Bella, e cila zgjodhi rroba-banje njëpjesëshe, me ngjyrat bardhë, zi dhe ari.

Hadid po mbante një revistë të titulluar Versace e cila ka imazhine stilistes Donatella Versace. /Lajmi.net/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 15 Shtator, 2020 22:58