Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shfaqen duke shkëmbyer përqafime
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, teksa u shfaqën tejet të lumtur para se të niseshin për një udhëtim privat nga Los Angeles.
Teksa ndanë një puthje pasionante pasditen e së shtunës të mbështjellë së bashku, çifti po shikonin me dashuri të madhe në sytë e njëri-tjetrit.
Nëna e dy fëmijëve kishte veshur një pallto prej 720 dollarësh me kopsa ari, xhinse të grisura, çantë lëkure të zezë dhe çizme UGG ngjyrë kafe.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)
Ajo po mbante një palë vathë argjendi me flokë ngjyrë kafe të çelët paksa të valëzuara.
Ndërkohë, fituesja e ‘Oscar’ kishte veshur një këmishë të zezë komode mbi një bluzë polo blu.
Affleck dhe Lopez u rikthyen bashkë në fillim të këtij viti pas ndarjes së aktores së “Hustlers” nga ish-bejsbollisti, Alex Rodriguez.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)
Në mes të majit, këngëtarja e “On The Floor” kaloi ca kohë në Los Angeles me Benn, sipas një burimi nga People.
Çifti zyrtarizuan lidhjen në muajin korrik, gjersa ishte një kremte e madhe edhe për shkak të ditëlindjes së 52-të të këngëtares.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Backgrid)
Affleck ishte martuar më parë me Jennifer Garner, gjersa martesa e tyre shumëvjeçare përfundoi në 2015.