Benzema – Vinicius, dyshja që po shkëlqen këtë edicion

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:11

Benzema – Vinicius, dyshja që po shkëlqen këtë edicion

Dy sulmuesit e gjigantit spanjoll po lënë përshtypje me paraqitjet e tyre fantastike.

Karim Benzema dhe Vinicius Junior janë duke shkëlqyer këtë edicion me gola dhe asistime në pothuajse çdo ndeshje, shkruan lajmi.net.

Falë formës së mirë të dy sulmuesve, Real Madridi prin në Ligën e Kampionëve, ndërsa në La Liga ndodhet në vendin e dytë.

Benzema në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka realizuar 14 gola e tetë asistime.

Në anën tjetër Vinicius ka nëntë gola e shtatë asistime në 16 ndeshje.

Në përgjithësi, dyshja e sulmit të Madrilenëve kanë kontribuar me gol ose asistim në 78% të golave të realizuara nga ekipi këtë edicion.

Ai që ka befasuar më shumë është Vinicius i cili këtë sezon po tregohet shumë më efikas dhe ka bindur drejtuesit e “Los Blancos” që po përgatitet ti ofrojnë një marrëveshje të re me pagë shumë më të lartë. /Lajmi.net/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Nëntor, 2021 23:11

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...