Beogradi është autor, Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Qershor, 2023 12:07

Beogradi është autor, Kurti: Sulmi në veri i parapërgatitur

Kuvendi i Kosovës mban sot një seancë të jashtëzakonshme kur diskutohet në lidhje me situatën në veri. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se “sulmi në veri ishte i “parapërgatitur” dhe se për këtë “kërkohej pretekst”.

E teksa bëri një përmbledhje të shkurtër që nga mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, mënyra si u vendos të mbaheshin e deri tek rezultati, u shpreh në fund se Lista Serbe ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentin. Autor të sulmeve në veri, Kurti bën Beogradin zyrtar.

“29 Maj ditën e hënë, një pjesë e mirë e bandave kriminale që ishin me gjasë në tubimin e Vuciç më 26 Maj u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Eskalimi i situatës ishte i planifikuar, i mirëorganizuar dhe kishte autorë. Autor është Beogradi zyrtar. Ngritja e shqetësimeve të shumta për eskalim të situatës bëri që Serbia të ngrejë grupe kriminale që ta eskalojë situatën”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, gjatë gjithë hallkave të procesit ka pasur konsultim me ndërkombëtarët. Hallka e fundit sipas tij ka qenë shkuarja e kryetarëve të zgjedhur në komuna. E për këto të fundit thotë se i takojnë Republikës së Kosovës.

“Ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtar. Ka qenë një proces me shumë hallka dhe hallka e fundit ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vendin e punës. Pasuria e objekteve publike i takojnë Republikës së Kosovës. Përdorimi i tyre rregullohet me ligj në Kuvend”, u shpreh Kurti.

Sipas kryeministrit të Kosovës, serbët i kishin braktisur zyrat kur atje kanë shkuar kryetarët shqiptarë.

“Ata nuk i duan ndërtesat, ata po dëshirojnë që as ne mos t’i duam ato. Unë kam pasur hall që kur vjen puna po hyn kryetari çka do të bëjnë serbët që janë administratë brenda, por ata i kishin braktisur ndërtesat. Natyrisht që aty hyn kryetari po kush tjetër? Strukturat paralele nuk i duan ndërtesat zyrtare”, u shpreh Kurti.

Sa i përket protestave ai tha: Jam i vetdijshëm që jo të gjithë ata që po marrin pjesë në protesta janë pjesë e grupimeve të tilla. Shumë qytetarë serbë janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të tilla kriminale. /tvklan.al

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 2 Qershor, 2023 12:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare